57 vjeçari Hekuran Hoxha i konsideruar si personi që "terrorizoi" Skraparin nuk do të vuaj dënimin në burg. Ndonse Prokurori i çështjes Gentian Abazaj i kërkoi trupit gjykues sot 01.05.2020 në Gjykatën e Beratit, që ndaj shtetasit të caktohej masa e sigurisë Arrest me Burg për Hekuran Hoxhën, për akuzat Mbajtje e armëve të zjarrit pa leje dhe Prishje e qetësisë publike, këto kërkesa mesa duket nuk janë pranuar. Tërësisht ndryshe nga sa u kërkua nga Prokurori i çështjes gjykata vendosi caktimin e masës "arrest në shtëpi" duke i kërkuar madje policisë që në 28 prill 2020 bëri çdo përpjekje për kapjen e tij që tashmë t'a ruaj në shtëpi.
Në 28 prill 2020, Hekuran Hoxha dhe Hysen Hoxha të dy vëllezër u shoqëruan nga policia pasi prej gati 5 orësh, mbajtën nën presion sigurinë publike të një prej lagjeve me popullsinë banuese më të madhe në Çorovodë. Corovoda Online publikoi e para ngjarjen e paprecedentë për qytetin që karakterizohet nga qetësia.