Një 77 vjeçar ka ndërruar jetë në Jaupas, Poliçan pas goditjes me thikë nga një bashkëfshatar pasditen e së hënës 11 maj 2020. Dyshimet e para mbi ngjarjen shkojnë tek motivet e dobta të ndodhura dy shtetasve që besohet se janë të të njëjtit fis. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa më herët ndër vite raportohet se palët e përfshira në konfliktin e sotëm kanë patur konflikuime të mëhershme. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së sotme nga ku mbeti i vrarë një 77 vjeçar me inicialet R.Ç. Policia tha se arriti të arrestoj një 37 vjeçar me inicialet H.Ç. Konflikti për motive të dobta gjeneroi në përdorimin e një mjeti të ftohtë (thikë) nga ana e 37 vjeçarit. Në momentet e vrasjes 77 vjeçari ndodhej i vetëm në banesë. Nga informacionet e marra policia arriti të rrethoj zonën dhe të arrestoj 37 vjeçarin H.Ç, të cilit iu kap në cilësinë e provës edhe thika me të cilën kreu vrasjen. Hetimi i ngjarjes po ndodh në terren.