Vetëm 8 raste konfirmohen pozitiv në 24 orët e fundit - 5 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës (04.05.2020) Arrin në 9006 numri i testimeve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vetëm 8 raste konfirmohen pozitiv në 24 orët e fundit - 5 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës (04.05.2020) Arrin në 9006 numri i testimeve

Fatjon Kaloci
4.5.20
Me të dhënat e përditësimit të 04.05.2020 Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se deri tani në Shqipëri rezulton se 68% e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri janë shëruar tashmë. Në total numri i personave që janë konfirmuar që prej fillimit të infeksionit Covid-19 në Shqipëri, me të dhënat e sotme arrin në 803 persona. Zona me rastet më të mëdha aktive mbetet Kruja, ndërsa në total numri i personave që kanë humbur jetën që prej fillimit të Covid-19 në Shqipëri vijon të mbetet 31.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Në lidhje me lehtësimin e masave shtrënguese, si me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetës me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë, kërkojnë dhe ndërgjegjësim më të madh qytetar.
"Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40", tha shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                       93
Krujë                        87
Shkodër                    17
Kurbin                      14
Kukës                         5
Elbasan                      4
Mirditë                       2
Berat                          2
Durrës                        1
Korçë                         1
Lezhë                         1
Lushnje                      1
Mat                             1