Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së
drogave në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe
Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me
shërbimet policore të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë
shtetasin:
M.M., 23 vjeç, banues në fshatin Cerice, Skrapar, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje (si ato që përdorin forcat e policisë), si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Burimi: Policia e Shtetit