IKMT dhe Policia Berat - 7 të ndëshkuar për aktivitet të paligjshëm në Tomorr **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

IKMT dhe Policia Berat - 7 të ndëshkuar për aktivitet të paligjshëm në Tomorr

Fatjon Kaloci
8.7.20

Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar. Policia e Beratit në bashkëpunim me IKMT  bllokuan aktivitetin e një subjekti pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për një shtetas me inicialet A. B, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu, policia thotë se ndaj një subjekti tjetër u mor masë administrative në vlerën 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore. Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.
Burimi: Shqiptarja.com