Sot nis "agjërimi" për besimtarët bektashi i quajtur ndryshe Matem. Matemi ndryshon nga agjërimi pasi ndryshe gjatë Matemit bektashinjtë
mund edhe të ushqehen por vetëm të mos pijnë ujë. Në vend të ujit gjatë
këtyre ditëve bektashinjtë përdorin dhallën ose oshafën e kumbullës.Janë gjithësej 10 ditë rresht nga ku nis ky ritual. Corovoda Online kujton se nijeti për fillimin e Matemit nis sot 21.08.2020 në orën 14:00.
Në besimin bektashi ardhja e muajit Muharrem nënkupton përkujtimin e përmotshëm të Qerbelasë dhe si shenjë sakrifice në kujtim të mundimeve të fëmijëve, grave, pleqëve e burrave të ngjarjes së Qerbelasë, besimtarët bektashi mbajnë çdo vit një zi 10 ditore agjërimi të quajtur Matem.Ndryshe nga vitet e tjera kur fillimi i Matemit është shoqëruar me ceremoni për besimtarët bektashi, këtë vit Kryegjyshata Botërore Bektashi ka njoftuar se këtë vit për shkak të Covid-19 nuk do të ketë ceremoni zyrtare porse ajo u kërkon besimtarëve të kryejnë ceremoninë në mënyrë vetjake. Kryegjyshata thotë nuk do të bëhet leximi i Hadikasë përgjatë dhjetë ditëve të Matemit, por ftojmë besimtarët që Hadikanë t'a lexojnë përditë në shtëpitë e tyre.
Por çfarë ndodh gjatë 10 ditëve të Matemit? Në një përshkrim të përgjithshëm blogu ynë lokal jep në vijim se cila është rutina ditore e një besimtari bektashi që mban Matem (theksojmë se Fjala Matem do të thotë ndryshe Zi)
1. Natën e parë përkujtohen mundimet që hoqi Profeti Adem në kryerjen e misjonit të shënjtë. Përmëndet edhe krimi që ndodhi midis djemvet të tij si edhe ngjarjet që përshkoi ai vetë për t'u- përsosur. Përkujtohen ngjarjet e Nuhut, i cili vuajti shumë prej populI it ne plotesimin e misionit te vet. Përkujtohen vuajtjet e Ibrahimit, i cili u-huadh në zjarr prej Nemrodit te mallkuar, sepse predikonte rrugën e drejtës të Perendisë. Përkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u-huadh në pus prej vëllezërve të tij sepse ishte i pastër dhe kishtë fituar simpathinë e prindërve. Përkujtohen vuajtjet që hoqi Musai prej Faraonit të mallkuar, sepse ky i fundit donte t'a sundonte popullin me shtypje dhe të ishte Perëndi i tij. Dhe në fund përmënden vuajtjet që hoqi prej njerëzve të fuqishëm Krishti i Madh, për të vetëmin faj së u-vu pa rezervë në shërbim të njerëzimit, duke predikuar rrugën e se vërtetës, paqes, drejtësisë, vellazerimit dhe përsosmërisë njerëzore.
2. Natën e dytë përkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamed, i cili hoqi shumë mundime për t'a nxjerrë popullin nga errësira e skllavërisë në dritën e mirësisë e të njerëzimit.
3. Natën e tretë përkujtohet i Madhi Ali, i cili ra Dëshmor për t'a udhëhequr botën në rrugën e mbarë.
4. Natën e katërt përkujtohet Imam Hasani, i cili u-hel- mua me të pabesë nga njerëz të pashpirt, sepse predikonte paqen dhe rrugën e vërtetë.
5. Natën e pestë përkujtohet gjithë jeta e Imam Hysejnit.
6. Natën e gjashtë përkujtohet emigrimi i Imam Hysenjit nga Medineja në Mekkë, per të mos shkakëtuar grindje me Jezidin.
7. Natën e shtatë përkujtohet Myslim ibn Akili, i cili shkoi si delegat i Imam Hysejnit ne Kufe, ku u-trathëtua dhe ra Dëshmor bashkë me të dy djemt e tij të vegjël, Muhtarin dhe Ibrahimin.
8. Natën e tetë përkujtohet udhëtimi i Imam Hysejnit per ne Kufe, ku shkonte i ftuar nga populli per t'i drejtuar ne rrugën e mbarë.
9. Natën e nëntë përkujtohet arritja e Imam Hysejnit në Qerbela, ku mori letrën e Myslimit, me të cilën e lajmëronte të mas shkonte në Kufe, se populli ktheu fjalën.
10. Natën e dhjetë, që është nata e fundit, tregohet lufta e Qerbelasë, ku Imam Hysejni ra Dëshmor në fushën e Fesë se bashku me shokët e tij.
Kur merr fund Matemi, atëhere në Teqetë fillon të pregatitet Hashureja, ëmbëlsira e përmotëshme në kujtim të ngjarjes së Qerbelasë. Hashureja pregatitet me një ceremoni fetare të veçantë, gjatë së cilës këndohet me zë të lartë Merthijeja, një vjershë vajtimi për Imam Hysejnin. Në mbarim të kësaj ceremonie, dhe pasi bëhet lutja fetare në një heshtje të madhe zije, populli i mbledhur në Teqetë fillon të hajë Hashurenë, duke përkujtuar me adhurim Imam Hysejnin dhe duke mallëkuar Jezidin dhe pasonjësit e tij.
Gjatë Matemit ka edhe disa kufizime nga e përditshmja tjetër e përtej këtyre 10 ditëve. Ndonse këto më poshtë për ndjeksit e Corovoda Online duhen marrë disi me rezerva, kufizimet më të pranuara nga besimtarët bektashi që mbajnë agjërim apo matem mund të jenë edhe këto:
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Organizojnë apo të jenë prezent në Ceremoni të Gëzuara që e zbavisin njeriun.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Konsumojnë Produkte të ardhura nga gjëra që kanë shpirt si mishi, veza etj.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Konsumohet bulmeti apo djathi.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të bësh Grindje, Sharje apo Ofeza.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Priten Thonjtë.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Hidhet ujë mbi trup.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Rruhen .
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Tre ditët e para si dhe tre ditët e fundit Nuk Shtrohet Lugë në Sofër dhe Sofra nuk Shtrohet.
Mbajtësit e Matemit Nuk lejohen Të Konsumojnë Ujë.

Corovoda Online për ata të cilët do të kryejnë këtë ritual, uron Matem të Mbarë!