Aparatura laburatorike për Skraparin - Raiffeisen Bank përmes programit Invest mundëson pajisje të reja spitalore në ndihmë të komunitetit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Aparatura laburatorike për Skraparin - Raiffeisen Bank përmes programit Invest mundëson pajisje të reja spitalore në ndihmë të komunitetit

Fatjon Kaloci
20.8.20

Raiffeisen Bank përmes programit Raiffeisen Invest, mundësoi së fundmi disa aparatura të reja laburatorike dhuratë për Spitalin Bashkiak Skrapar. Aparaturat së shumti do ti shërbejnë pjesës së analizave që zhvillohen në këtë spital. Investimi në shumën e afro 1 000 000 lekëve jo vetëm sjell pajisje më të reja laburatorike por njëherësh redukton kohën e daljes së përgjigjeve të analizave të ndryshme, përgjigje të cilat tashmë mund të merren për 15 minuta apo deri në 45 minuta në varësi kjo të analizave. Spitali Bashkiak Skrapar është spitali i vetëm për Skraparin me 1 bashki dhe 8 njësi administrative. Ndërsa Raiffeisen Invest është një shoqëri administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për administrimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (fondeve të investimit) dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar. Eshtë e para shoqëri e liçensuar për administrimin e fondeve te investimit. Aksionari i vetëm i shoqërisë është Raiffeisen Bank sh.a, e cila zotëron 100% të aksioneve.






       
         
close