Pelegrinazhi 2020 - Policia bën të ditura masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit / Video **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pelegrinazhi 2020 - Policia bën të ditura masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit / Video

Fatjon Kaloci
18.8.20

 

Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike Kryekomisar Dashamir Bendaj prononcim për mediat për masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat,Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve gjithashtu dhe me Institutin e Shëndetit Publik, për të bërë të mundur marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore përgjatë ditëve të pelegrinazhit.
Në fjalën e tij Z. Bendaj theksoj se shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:
1. Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe.
2. Poliçan -Çorovodë.
3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvollohet aktiviteti i pelegrinazhit.
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.
Gjithashtu Shefi i Sektorit këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit.
Policia e Beratit ju uron një pelegrinazh të mbarë!
Faleminderit!