"Përulësisht, të falenderoj vendlindja ime e shtrenjtë! Jam krenare dhe përjetë e përmalluar për ty Çorovodë!" - ky ishte përshkrimi bashkëshoqërues i një fotografie nga llogaria në instagram e vajzës nga Skrapari Ermelina Shuka Hidërshaj. Më së fundmi e njohur me serialin "Gangs of London", ku ajo luan përkrah bashkëshortit të saj Orli Shuka (një ndër aktorët kryesor në serial), Ermelina Shuka Hidërshaj është një emër i njohur për ndjeksit e blogut tonë pasi mes viteve ne kemi shkruar shumë më herët. Ajo që do të ishte më pas, studente e Akademisë së Lartë të Arteve, më herët ishte nxënëse, banore por pse jo edhe pjesë e skenave të vogla të artit në qytetin e vogël ku u rrit pa harruar këtu kujdesin e veçantë të dy prindërve intelektual të Liri dhe Përparim Hidërshaj me gjurmë në arsimin lokal ndër vite. Vetëm pak ditë më parë një çertifikatë falenderimi u akordua nga Bashkia Skrapar Ermelina Shuka Hidërshaj. Kjo e fundit së bashku me familjarë dhe miq të saj, prej pak ditësh vizitoi Skraparin të cilin e viziton sa herë vjen në Shqipëri. Më herët vëmendje e shtuar për serialin Gangs of London u pa edhe në shumë media në Shqipëri. Ne ripropozojmë një insert të shkurtër video ku shfaqet çifti në jetë por edhe në këtë serial Eri dhe Orli Shuka.