Mësuesi Pertef Therepeli lindi më 25 dhjetor 1909, në Therepel të Skraparit nga një familje me tradita të spikatura atdhetare. Prindërit e tij, Abazi dhe Nazikja, që në vogëli e edukuan atë me vlerat më të mira të atdhedashurisë, e inkurajuan dhe e mbështetën atë, që të vazhdonte rrugën e dijes dhe të arsimimit. Pas mbarimit të shkollës për mësuesi me rezultate të shkëlqyera, nga viti 1922 - 1923, ai punoi me përkushtim për ringritjen e arsimit në shkollën e Vëndreshës e Spatharës dhe me pas ai punoi në shkollën e Zaloshnjes ku kontriboi denjësisht për përhapjen e dijes, kulturës dhe arsimit në zonën e Skraparit. Viti 1942 do t'a gjej mësues në fshatin Jagoll, komuna Kërçovë në Maqedoninë e Veriut, si mësuesi i parë i shkollës shqipe të këtij fshati. Nga viti 1942 deri në fund të jetës së tij, ai do të kontribonte për përhapjen e arsimit, të gjuhës shqipe, në kushtet e një realiteti aspak miqësor nga ana e regjimit të kohës, larg nga familja dhe të afërmit e tij, të cilët rrethanat dhe koha nuk i'a mundësuan që ti takonte përsëri. Pasioni dhe dashuria për arsimin, për shkollën, për gjuhën shqipe, për njerëzit që e ndihmuan atë, që me kurajo dhe guxim, të përballonte pengesat e kohës, pavarisht pamundësisë fizike. Ai për asnjë moment nuk u dekurajua, nuk u largua nga misioni që ai i kishte vënë vetes, si misionar i dijes dhe diturisë, por përkundrazi me vullnet, guxim dhe kurajo ndihmoi në largimin e errësirës së mbjellë dhe përhapjen e dijes e ideve përparimtare në hapësirat mbarëshqiptare. Kontributi dhe vepra e tij, kanë lënë tashmë gjurmën e tyre, kanë zënë një vend të merituar në Historinë e Arsimit Shqiptar. Mësuesi i talentuar Petref Therepeli e donte shumë poezinë, ai gjatë gjithë jetës së tij u mor me zhvillimin e saj duke i ruajtur me fanatizëm të gjitha krijimet e tij në një dosje të veçantë. Kjo dosje fatkeqsisht ka humbur dhe kjo është një humbje e madhe për poezinë shqipe dhe gjetja e saj, botimi i tyre, do të ishte një kontribut i çmuar për poezinë, një vlerë e shtuar në letërsinë tonë. Pertef Therepeli, e jetoi gjithë jetën e tij i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Bëri kërkesë për të vizituar fshatin Therepel por kjo nuk iu lejua kurrë nga autoritetet jugosllave. Kishte një motër në Shqipëri për të cilën e digjte malli, punonte tetë orë në ditë, nuk lodhej dëshironte t’ju jepte dituri nxënësve, shkronjat shqipe të cilat ai i quante të shenjta, aq sa të gjithë mendonin se mësuesi i përkiste konfensionit ortodoks por në relitet ishte musliman, ndonse përkatësinë fetare nuk e tregoi kurrë kurse atë kombëtare e kishte thënë që moti. Pas vdekjes, aty i’u gjet flamuri shqiptar dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila humbën mistershëm. Ai vdiq më datë 25 Dhjetor 1973 pa asnjë nga të afërmit e tij pranë, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, pranë Kërçovës. Në Kërçovë, Pertef Therepelit i është akorduar titulli "Qytetar Nderi" (pas vdekjes", ndërsa në muajin Nëntor 2018, Bashkia Skrapar i akordoi Certifikatë Mirënjohje.
©Corovoda Online
Teacher Pertef Therepeli was born on December 25, 1909, in Therepel, Skrapar, from a family with outstanding patriotic traditions. His parents, Abaz and Nazikja, at an early age educated him with the best values of patriotism, encouraged and supported him to continue the path of knowledge and education. After graduating from school with excellent results, from 1922 - 1923, he worked diligently to re-establish education in the school of Vëndreshë and Spathara and then he worked in the school of Zaloshnja where he contributed worthily to the spread of knowledge, culture and education in the Skrapar area. In 1942 we will find him as a teacher in the village of Jagoll, Kichevo municipality in Northern Macedonia, as the first teacher of the Albanian school in this village. From 1942 until the end of his life, he would contribute to the spread of education, of the Albanian language, in the conditions of a reality not at all friendly by the regime of the time, away from his family and relatives, who circumstances and time did not allow him to meet her again. Passion and love for education, for the school, for the Albanian language, for the people who helped him, with courage and bravery, to face the obstacles of the time, despite the physical impossibility. He was not discouraged for a moment, he did not leave the mission he had set for himself, as a missionary of knowledge and wisdom, but on the contrary with will, courage and courage he helped to remove the sown darkness and spread knowledge and progressive ideas in all-Albanian spaces. His contribution and work have already left their mark, have occupied a deserved place in the History of Albanian Education. The talented teacher Petref Therepeli loved poetry very much, he throughout his life dealt with its development while fanatically preserving all his creations in a special folder. This file has unfortunately been lost and this is a great loss for Albanian poetry and finding it, publishing them, would be a valuable contribution to poetry, an added value to our literature. Pertef Therepeli, lived his whole life alone in the hut near the school of Jagoll-Dolenca. He applied to visit the village of Therepel but was never allowed to do so by the Yugoslav authorities. There was a sister in Albania whom he missed, he worked eight hours a day, he did not tire, he wanted to give knowledge to the students, the Albanian letters which he called sacred, so much so that everyone thought that the teacher belonged to the Orthodox confession but in reality he was a Muslim, although he never showed his religious affiliation and the national one he had said for a long time. After his death, the Albanian flag and a folder of poems were found there, which he mysteriously lost. He died on December 25, 1973 without any of his relatives nearby, in the village of Jagoll-Dolencë, Oslome municipality, near Kichevo. In Kichevo, Pertef Therepel was awarded the title "Honorary Citizen" (after his death), while in November 2018, the Municipality of Skrapar awarded him a Certificate of Appreciation.
© Corovoda Online