Ibrahim Braho, rrugëtimi i një luftëtari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ibrahim Braho, rrugëtimi i një luftëtari

Fatjon Kaloci
14.8.21

Një shkrim nga Bashkim Koçi

E shkuara e familjes dhe historia e saj janë si një busull që e orjentojnë dhe e udhëheqin  njeriun për të ispiruar dhe për të hedhur hapa të sigurtë drejtë një objektivi tjetër, më të lartë. Pra, vetëm në këtë mënyrë rrugëtimi  ai shikon dhe përjeton të kaluarën, të tashmen, por që i shërben edhe sinjë pasqyrë magjike për të shkuar tek e ardhmja. 

Bëra “filozofin” në këtë rast për një çështje të tillë të madhe, siç është familja, mbasi këto ditë jam njohur me jetën dhe veprimtarinë e partizanit të Brigadës së 7-të Sulmuese,  Ibrahim Braho. Ai, sigurisht, i ka bërë vend vetes dhe nuk u fsheh kurrë nën hijen e pemës së familjes, por ama mori tek ajo “projektorin” për t’i dhënë dritë  të ardhmes së tij, duke kaluar e përshkuar rrugë shumë të vështira. Po cila ishte familja e Ibrahim Brahos?Rrënja pak më e fundme e trungut të fisit Braho ishte gjyshi i Ibrahimit, Zylfua, njeri me reputacion në fshatin Gradec të Skraparit, por edhe që i ishte dëgjuar zëri tej kufijve të Skraparit, që i jepnin vlera kombëtare. Ai si pjestar i Çetës së Skraparit, e cila bëri emër e histori nëpërpiekjet kundër pushtuesit Osman, do të ishte po kaq i rëndësishëm e i gjendur në thirrjen që u bëri Ismail Qemali për të vajtur në Vlorënë ditët e shpalljes së pavarsisë. Nga ky rrugëtim plaku Zylfo përjetoi dy gjëra që do t’i mbante mend për të gjithë jetën, sa qe gjallë; atë të madhërishmes, të ëndërruar në shekuj,shpalljen e pavarësisë, por edhe të një plage që mori në mbrojtje të zhvillimit normal të atij kuvendi të madh.Me këtë sedër e frymë patriotizmi i edukoi edhe katër djemtë Zylfo Brahua: Laton, Tekiun, Petrefin dhe Fetahun. Këta të fundit, pra djemtë, ishin kopja e atit, të vitytshëm, të gjendur dhe të sakrifikuar, të edukuar  për t’u përballur me sfidat e jetës në rrugë të ndershme. Ishte fshat i varfër Gradeci.Nuk kishte toka ku mund të mbillje misër a grurë.Ajo sipërfaqe e paktë, e cila ish përfituar me punë cfilitëse në përpiekje për ta pastruar nga gurët, ishte si t’ja rrëmbeje shkëmbit.Si e tillë ajo nuk mjaftonte për të ushqyen e mbajtur familjen për 12 muaj të vitit. Që do të thoshte të merrje rrugët e kurbetit, e cila ishte mundësia e vetme për mbijetuar aty në fshat. Tre nga katër djemtë e Zylfos morën rrugën drejt Stambollit. Por jo për shumë vite. Më i madhi, Latua, u detyrua të kthehej sepse punët aty në fshat e kërkonin,përveç Fetahut, një djalë tjetër për të mbajtur gjënë e gjallë, bagëtitë, të cilat, për kushtet natyrore që kishte e ka Gradeci, mund të shtoheshin me shumicë, të ndikonin mjaftueshëm në ekonominë e familjes. Dy të tjerët, Tekiu dhe Petrefi mbetën atje, në Stamboll. Jo për një, dy apo disa vite. Jo. Atyre edhe eshtrat u mbetën atje, në Turqi. 

Latua mbeti aty në fshat, në Gradec, i preokupuar për të rritur e t’u gjëndej fëmijëve nga të cilët, ai që po çfaqte më shumë dhunti për të qënë i vendosur në marrjen e vendiomeve, ishte Ibrahimi. Atëherë Gradeci nuk kishte shkollë.As fillore. E vetmja që funksiononte në tërë atë zonë, ishte shkolla e Radëshit, ku vinin për të mësuar shkrim e këndim fëmijë nga fshatrat fqinj si Korita, Mollasi, Gradeci e deri nga ai prapa malit, Leshnja, nga ku vinte çdo ditë edhe Kahreman Ylli.

Ka qenë ndoshta fundi i viti 1940 apo fillimi i vitit 1941, kur Ibrahim Braho nuk i kishte mbushur ende 14 vjeç, që ai të merrte rrugët për të siguruar mjetet e jetesës për vete dhe për familjen.Fillimisht u sistemua në qytetin e Durrësit nëpërmjet disa miqve të familjes.U muar kryesisht me shtrim të kalldrëmeve në rrugët e qytetit, punë që zgjati vetëm disa muaj sepse, po një mik i familjes, bashkëluftëtari i viteve të mëvonëshme Sabri Sevrani, e tërhoqi në Tiranë për ta patur nën kujdes edhe sepse ishte më i madh në moshë, por edhe pse ishte më i rrahur me jetën.Aty Ibrahim Braho, relativisht shumë i vogël për t’u lidhur e ingranuar në shoqëri të një rangu më”të lartë”, u çfaq midis tyre shumë i sjellshëm që shpesh dikush e ngatërronte me përuljen. Jo. Mirësjellja që tregoi Ibrahim Braho, sidomos në mjediset ku flitej për idetëe para komuniste, nuk ishte simtomë dobësie apo dëshpërimi, por e kundërta, që shpaloste forcë e vendosmëri.

Ibrahim Braho


Një ditë prej ditësh Ibrahimit i erdhi një copë letër nga babai, Latoja, që të bënte të pamundurën për t’u dukur disa ditë në fshat.E bisedoi me shokët, mori leje nga ata për të mos u krijuar vështirësi në proceset e punës, të cilën e kryenin kolektivisht dhe, sakaq, mbriti në Gradec. Kam rënë në një siklet të madh, i kish thënë babai teksa ishte përshëndoshur me familjen. Më kanë ardhur në shtëpi, më kanë puthur duart, dy burra të nderuar, të cilët më janë lutur që ti të bëhesh pjesë e tyre, të rregjistrohesh në forcat që ata komandojnë. E keqja është se ata janë kundërshtarë me njëri-tjetrin, njëri përfaqëson Ballin Kombëtar dhe tjetri diçka që unë nuk e kam dëgjuar, si punë komunistësh.Ibrahimi e kishte pare fytyrën e të atit dhe kishte kuptuar se ai gjëndej vërtet në një siklet të madh, që kishte lidhje me burrërinë e tij. E shikonte drejt e në sy, por ende nuk i kish kthyer përgjigje. Ishte një heshtje që, mesa duket, kërkonte informacion më të plotë.”Të thashë që janë burra të nderuar, që i njeh dhe i nderon i gjithë Skrapari”,- kish vijuar plaku. “Janë Muharrem Kapllani nga Dobrusha dhe Neshat Hysi nga Vërzhezha. Ti vendos vetë me kë do të shkosh. Unë nuk mund të të them shko me atë apo shko me këtë. Por nuk mund ta mbaj përbrënda diçka që ma thotë zemra. Muharrem Kapllani është ballist, por është trim, është burrë i besës. E kemi edhe sërë miku. Për Neshat Hysin nuk di ç’të them, emrin ia kam dëgjuar, por nuk e njoh mirë. Si familje, si fis, kanë kontribuar shumë për vendin”. 

Ibrahimi e kish dëgjuar sy e veshë babanë, me vëmendjen që më në fund i duhej të merrte një vendim të prerë. Nuk e kishndjerë ndonjëherë veten aq në siklet. Sepse nga njëra anë i duhej të mbante anën e këshillës që i jepte i ati, dhe nga ana tjetër të vendoste për atë çka ia thoshte zemra e që kish folur e debatuar me ditë të tëra me shokët në Tiranë. Mos prit derisa çdo gjë të jetë e kthjellët për të vendosur, kish  përshpëritur me vete Ibrahim Braho. Kurrë nuk do të jetë i përkryer. Do të ketë gjithmonë sfida, pengesa dhe kushte më pak se të përsosura. Dhe i ishte drejtuar babait, duke lëshur “bombën” që ai nuk e priste kurrë. “Unë, nëse bashkohem me Muharrem Kapllanin, demek me ballistët, më duhet që të parin që do të vrisja në luftën që kemi nisur,  të ishe ti”. Latoja ishte shtangur, kishte parë të birin nga këmbët deri tek koka dhe kishte dalë përjashta ku prapa derës qëndronte e shoqja, Vezirja. Nuk i kishte bërë asnjë koment për vendimin që kishte marrë i biri, por i kishte thënë vetëm kaq: “Ibrahimi qënka rritur, qënka bërë burrë”.

Ibrahim Braho kishte vendosur të mbante anën e luftës partizane. Në qershor të vitit 1943 ai u bë pjesë e Çetave të Skraparit, duke qëndruar e dhënë ndihmesën për aq sa i besonte mosha që kishte. Ishte vetëm 16 vjeç. Sidoqoftë, luftën çlirimtare e ndoqi hap pas hapi, deri sa të inkuadrohej në radhët e Brigatës së 7-të Sulmuese e cila u formua më 17 Mars të vitit 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit. Aty ai kurrë nuk u reklamua, kurrë nuk u përpoq të shfaqej. Gjëja që e ngrohte më tepër dhe që e bënte të tregohej më trim, ishte prania e shokëve të tij të ngushtë siç ishin, fjalavjen, Aqif Ylli, Vaip Gogo, Sabri Sevrani e shumë të tjerë, me të cilët ishte njohur në rrethana të ndryshme. Me Aqifin ishin të njohur qëkurse ishin fëmijë, kur kullosnin bagëtitë në malin e Leshnjes. Si njohës të mirë të terrenit në ato anë, që të dy u caktuan në kompaninë e sigurimit të shtabit të Brigadës. Aty Ibrahim Braho u njoh edhe me kuadrot që ishin pjesë e udhëheqjes të këtij formacioni të madh partizan si: Gjin Marku, Adil Çarçani, Ramiz Alia, Foto Çami,Myqerem Fuga, Tajar Grepcka, si dhe shumë të tjerë të cilët ranë dëshmorë, si Koli Myzeqari, Skënder Libohova etj. Luftimet dhe betejat që bëri Brigada për çlirimin e Beratit, të Kuçovës, si dhe të gjitha të tjerat, si në Tiranë, Mirditë, Shkodër e deri në Jugosllavi, kishin pjesë edhe “aventurat” e luftëtarit Ibrahim Braho.

Në luftën partizane për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit, Ibrahim Braho qëndroi brënda historisë së tij, duke zotëruar si idealist atëçka ai e bëri me zemër e me shpirt për vendin e tij, pa kërkuar asnjë shpërblim në këmbim të sakrificave që i kërkoi lufta. U kthye në fshat, në Gradec, në qershor të vitit 1945. Të vetmin “talent”, me të cilin mund të mburrej partizani i porsakthyer nga lufta, ishte vetëm ai i luftëtarit. Ndaj ai e konsideroi privilegj përzgjedhjen që iu bë për ta dërguar në një kurs 3 mujor për t’u përgatitur si ushtarak i specializuar në shpartallimin e bandave që vepronin në zona të caktuara të vendit. Ishte kjo arsyeja që pas kursit, ai të caktohej në Repartin e Mbrojtjes së Popullit në Delvinë. Aty qëndroi veçse disa muaj. Në vitin 1946 Ibrahim Braho u transferua në qytetin e Beratit, në repartin e policisë, ku aty gjeti edhe dy bashkëluftëtarë, Sulo Gradecin, si Kryetar të Degës së Punëve të Brendëshme dhe Sabri Sevrani,në pozicionin e Shefit të Policisë.

Vitet më të vështira, por njëkohësisht edhe më mbreslënëset, ishin ata kur Ibrahimi mbuloi detyrën e shefit të policisë për Dukagjinin, në Theth.Ishin vitet 1951-1954. Problemi më i komplikuar, sipas kujtimeve të të birit, Spartak Brahos, ishin njerëzit që dikur kishin qenë pjestarë të bandave, apo ata që iu ishin marrë armët nga shteti. Por Ibrahim Braho ishte mjeshtër në komunikim me malsorët dhe ua dinte pikat e dobëta.Atyre vetëm të mund t’ju jepje një armë dhe i kishe bërë mik për kokë.Ndërkohë,ai e konsideronte detyrë parësore përdorimin e fuqisë së fjalës. Me kujdes dhe me takt arrinte që ata ta dëgjonin, të ndjeheshin mirë nga çka u transmetonte dhe,  mbi të gjitha, ai arrinte që të zbatoheshin me fanatizëm edhe ligjet e shtetit. “Nga jeta me familjen në Theth mbahej mend një ngjarje të rëndë që, vetëm për disa çaste rezistencë, kishin mundur të shpëtonin nga vdekja e sigurtë disa burra dhe fëmija e tyre i porsalindur. Ngjarja ishte kjo: Fëmija kishte lindur i pakët, kishte çfaqur shënja jo të mira, ndaj kishin vendosur të zbrisnin në spital, në Shkodër. Pasi e kishin vizituar  dhe kishin marë këshillat e mjekut, u duhej që të ktheheshin përsëri në Theth. Ishin 4-5 burra që e shoqëronin, e që secili prej tyre, herë njëri e herë tjetri, mbanin në krah djepin ku qëndronte i lidhur fëmija kollopan. Dëbora e dëndur dhe e ftohtë, siç mund të ishte ajo e Qafës së Bogës, u bë rrezik, aqsa për të shpëtuar fëmijën, mund të vihej në pikëpyetje jeta e 5 burrave. Erdhi  një moment dhe komandant Ibrahimi paskësh dhënë një urdhër që nuk pritej nga malësorët: Hidheni djepin! Ai i vdekur se i vdekur është, por të paktën të shpëtojmë ne të tjerët”.Ata ishin shtangur që të gjithë.Nuk kishin nxjerrë asnjë fjalë, por ashtu krah për krah, duke ndihmuar njëri-tjetrin në hapjen e rrugës nga dëbora e madhe, pas disa orësh udhëtim, kishin arriturgjallënë shtëpi.

Dy vjet (1954-195), Ibrahim Braho i kaloi në qytetine Shkodrës me detyrën e shefit të policisë. E sistemuan në një vilë të një tregëtari të madh.Rrok e kishte emërin.Urdhëri nga organet e pushtetit të qytetit ishte që shefi i plicisë të sistemohej në katin e dytë të vilës, ndërsa tregëtari të zbriste në katin e parë.Jo, nuk mund të ndodhë kjo gjë, kishte kundërshtuar Ibrahimi.Ai të qëndrojë aty ku është e familja ime të vendoset në katin e parë.Vila është e tij, nuk është e imja, kishte arsyetuar Ibrahim Braho. Pra edhe në këtë rast ai përdori fuqinë e fjalës e cila, kur di ta përdorësh të ndihmon e të shëron, e kur përdoret keq të lëndon, e jo rrallë të poshtëron. 

Gati për një periudhë njëvjeçare ai dha ndihmesë të veçantë në Sektorin e Krimit Ekonomik pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme, sepse më pas, për katër vjet të tjera(1957-1961),shkoi për studime në Akademinë e Latë të Policisë “Xherxhinski”, në Moskë, të cilën e përfundoi me rezultate mjaft të mira.Menjëherë pas studimeve, për përiudhën 1962-1968, mbuloi shërbimin e Krimit Ekonomik në qytetin e Durrësit, ku edhe ishin çfaqur proleme shumë të mprehta.

Ibrahim Braho bënte pjesë tek ata kuadro drejtues që mirësia dhe ndershmëria ishin “kostume” që i shkonin më bukur. Për disa vjet, kur u emërua të ishte drejtor i Ndërmarrjes Tregëtare në Durrës (1968-1972), ndër më të mëdhatë në shkallë vendi, ai mbahet mend si drejtuesi që nuk ndëshkoi kërkënd, qënuk futi njeri në burg, që e çoi ndërmarrjen ndër më të mirat e vendit. E di pse? Vetëm sepse ishte i mahnitshëm në komunikim dhe zgjidhjen e problemeve me urtësi.Mundimet e kësaj bote, thoshte Ibrahim Braho, përballohen me durim, se padurimi i shton edhe më shumë.

Kënaqësia më e madhe arrihet pasi njeriu heq dorë nga ambicjet, nga cmira për të bërë karierë në mënyrë të panderëshme.Personazhi ynë, Ibrahim Braho, nuk e kishte për pjesë të karakterit të tij këtë gjë, e cila përgjithësisht e bën njeriun mjeran.Vitet e fundit të punës ai i mbylli si drejtor i Drejtorisë së Turizmit në Durrës. Kujtojmë se në qytetin bregdetar ishin disa hotele me emër në shkallë vendi, si “Vollga”, “Adriatiku”, “Apollonia”, “Kruja”, “Durrësi”, etj. ku akomodoheshin mijra turistë tëardhur nga vënde të ndryshme. Sigurisht lexuesi e merr me mend se në atë regjim puna për trajtimin dhe mirëpritjen e të huajve ishte shumë delikate. Mirpo, siç e përmendëm edhe pak më sipër, Ibrahim Braho, dinte të përdorte bukur fjalën.

Thuhet se fati ndonjëherë është vullneti i të tjerëve. Edhe për Ibrahim Brahon, fati për të krijuar një familje të mirë dhe të shëndoshë, na paskësh qënë në dorë të Thoma Bardhit nga Libofsha e Fierit, të një partizani të vjetër, i cili kishte njohur nga afër një familje nga Vëndresha e Skraparit, zbritur në Libofshë për shkak të djegjes së shtëpive gjatë luftës italo-greke. Familja përbëhej nga tre vëllezër: Nefaili, Nebiu dhe Xhaferri (Hoxha) dhe një motër  të vogël, 16-17 vjeç, të bukurën Sanije. Kur Ibrahimi u transferua në qytetin e Beratit, fati e solli që aty të njihej me Thoma Bardhin, mik e shkuar mikut për familjen Hoxha.Por ajo që kishte ndikuar për mbajtjen dhe forcimin e miqësisë ishte djali i shtëpisë, Nefaili, i cili kishte qënë shok i Thomait, por që ishte vrarë në përpiekje me ballistët në fshjatin Postenë të Tomorricës, në sy të tij.

Por le të qëndrojmë aty ku e nisëm.Mesa duket Thoma Bardhi e kishte studjuar mirë Ibrahimin dhe, pasi kish parë tek ai cilësi të një djali të virtytshëm, të zgjuar e me karakter, kishte gjetur çastin e duhur dhe e kishte “shkrepur”: Të kam gjetur një nuse të mirë, o Braçe. Nuk do të ma prishësh se edhe ti më të mirë se ajo nuk ke për të gjetur kurrë. I kishte treguar edhe për përbërjen e kësaj familjeje, për Nefailin që kish qënë partizan e që kishte rënë dëshmor, për gjithçka. Me këto fjalë gjërat rrodhën aq mire sa një ditë Ibrahim Braho do të futej si dhëndërr në familjen Hoxha, e cila në ato vite kishte ardhur në Berat.

Këtu na duhet të qëndrojmë pak sepse do të sjellim një histori tjetër që lidhet me emrin e Ibrahim Brahos. Në fshatin Postenë, në Tomorricë, batalioni u përball me forcat balliste e që do tëvritej  Nefail Hoxha. Aty edhe u varros. Në këtë aventurë, e cila i kushtoi shumë shtrenjtë batalionit të Myzeqesë, ishte edhe një partizan Italian, Ettore Monavolta.Italiani me vetdije, në çastin e përcielljes të Nefail Hoxhës për në banesën e fundit, i mori portofolin, brenda të cilit kishte disa monedha, një fotografi të një vajze partizane dhe një letër. Italiani Ettore në fillim të vitin 1945 u largua për në shtëpi, për në Itali. Portofolin e partizanit të vrarë, Nefail Hoxhës, e mori me vete.Sa herë që kishte ardhur në Shqipëri si turist nuk kishte lënë rast pa pyetur nëse dikush kishte informacion për familjen e Nefail Hoxhës, për dy vëllëzrit dhe motrën e tij.Dhe nuk kishte mësuar asgjë rreth fatit të tyre.Por ndodh që rastësisht dikush të takohet me fatin e tij.Në vitin 1972 italiani Ettore kishte ardhur përsëri si turist.Kur po konsumonin ushqimin e drekës, qëlloi të kishte në krah drejtorin e turizmit, Ibrahim Brahon.Nuk kishte nguruar që ta pyeste edhe Ibrahimin për fatin e familjes të shokut të luftës, Nefail Hoxhës.Ibrahimi e kishte dëgjuar me vëmendje e pastaj i kishte dhënë informacion aq të hollësishëm, saqë italiani Ettore kishte mbetur i habitur. Dhe e kishte pyetur: Mos ke lidhje me këtë familje, si është e mundur që ti të dish kaq shumë për të? Kur Ibrahimi i kish treguar për lidhjet që kishte, që ai kishte për bashkëshorte motrën e vetme të Nefail Hoxhës, ishte ngritur në këmbë e madej i kishte dorëzuar portofolin, të cilin e mbante me mvete qysh nga viti i largët 1944.

Ibrahimi kur doli në pension pleqërie çfaqi disa cilësi të tjera të virtytëshme, të cilat ia shtuan më shumë autoritetin si njeri shoqëror, por edhe si progresist, që dinte të mbante qëndrim ndaj zhvillimeve të vrrullëshme politike në vend. Sigurisht, Ibrahim Braho nuk u pajtua kurrë me ata politikanë që ndërmorën revansh ndaj Luftës Nacionalçlirimtare, ndaj komunistve të thjeshtë e ca më shumë ndaj shkatërrimit të veprave të ndërtuara nga populli me djersën e ballit në afro gjysmë shekulli. Ndërsa si person, dy here është ndjerë keq Ibrahim Braho: Kur i morën pistoletën, pra kur e çarmatosën dhe kur i prenë sinjalin e telefonit të shtëpisë. Megjithatë ai mbeti njeri gojë ëmbël e fjalëurtë dhe, ashtu si veprat e artit, ai tani naduket më i madh nga largësia e kohës. Kur u nda nga jeta, në shtator të vitit 2012, për në banesën e fundit e përcollën më shumë se katër mijë qytetarë, tre mijë prej të cilëve ishin durrsakë.Për kontributin që dha në Luftën Nacionalçlirimtare dhe për punën e kryer në shumë detyra të rëndësishme, ai është dekoruar me shumë Çmime, Urdhëra e Medalje.Ibrahim Braho mban edhe titullin e lartë “Nderi i Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it”.

       
         
close