Nga dita e enjte 19 gusht 2021 - Çorovoda do të ketë 2 pika vaksinimi anti-Covid **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nga dita e enjte 19 gusht 2021 - Çorovoda do të ketë 2 pika vaksinimi anti-Covid

Fatjon Kaloci
18.8.21

Nga dita e enjte 19 gusht 2021 Çorovoda do të ketë 2 pika vaksinimi ku do të kryhen vaksinat anti-covid. Sipas Corovodaonline përveç pikës kryesore të vaksinimit pranë qëndrës së Çorovodës, në hyrjen lindore të sallës së kinemasë "Tefik Lapani" në Çorovodë, do të funksionoj nga nesër edhe një pikë e dytë vaksinimi e cila do të ketë si vendndodhje ambjentet të Poliklinikës në Spitalin Bashkiak Skrapar. Muaji gusht nga Ministria e Shëndetësisë është shpallur Muaj Vaksinimi i Hapur për të gjitha grupmoshat +18vjeç. Në çdo pikë vaksinimi, të vaksinuarit kanë asistencën e personelit të trajnuar të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për vaksinat anti-covid. Në statistika që nga fillimi i pandemisë e deri ditën e djeshme 17 gusht 2021 Skrapari ka rregjistruar zyrtarisht 660 raste të Covid që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020. 


CorovodaOnline