Nga Nevruz Gërxhani: Histori e nostalgji për konviktin e Skraparit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Nga Nevruz Gërxhani: Histori e nostalgji për konviktin e Skraparit

Fatjon Kaloci
7.8.21


Ishte viti 1953. Po mbusheshin 8 vjet nga Çlirimi i vendit prej pushtuesit të huaj. Qeveria e dalë pas Çlirimit ishte angazhuar në punë të shumta, për të rindërtuar Shqipërinë nga shkatërrimet masive të luftës dhe tëprapambetjeve shekullore të trashëguara. Krahas ndryshimeve në gjithë sektorët, arsimimi i shqiptarëve, qëgati mbi 90% ishte analfabet, ka qenë prioritet kryesor.Nisën kurset e parë kundër analfabetizmit për të gjithë moshat dhe u hapën,vit pas viti, shkolla të gjithë niveleve. U ndërtuan shkolla fillore në çdo fshat, si dhe shkolla 7 vjeçare e të mesme si arsimim i detyruar. U çelën institute për arsimimin e lartë në profile të ndryshme dhe u hodhën bazat, që në vitin 1957, të themelohej, për herë të parë në historinë shqiptare, Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Për të lehtësuar përhapjen e këtij rrjeti arsimor,u hapën shumë konvikte për strehim, me bursë shteti, për çdo nxënësqë nuk kishte ose e kishte larg shkollën 7-vjeçare apo të mesme. E një i tillë, ndoshta, ndër të parët, ka qenë Konvikti i Shtetit në Skrapar që u hap në vjeshtë të vitit 1953, pra, plot 65 vjet më parë, në qendrën e rrethit, në Çorovodë. Por, le kujtojmë, si kish ndryshuar kryeqendra e Skraparitderi në ngritjen e këtij konvikti.

Çorovodën dita e parë e Çlirimit e gjeti me një godinë nënprefekture e xhandarmërie, një mulli, një dyqan, një kafe dhe dy-tri shtëpi gjysmë të rrënuara.Ndërsa 8 vitemë pas krahina më e izoluar dhe më e prapambetur ndryshoi ndjeshëm.

Në shtator 1946, në Çorovodë, u hap shkolla 7-vjeçare. Në prill të vitit 1947, u hap spitali i parë i rrethit. Në maj 1948, u përurua rruga automobilistikeBerat-Çorovodë, një ëndërr që realizohej për herë të parë në historinë e Skraparit. Më 4 shtator 1948, me ndërtimin e hidrocentralit të vogël të Çorovodës, u hoq llamba e vajgurit dhe ndriçoi drita elektrike. Kjo ishte për kohën një ngjarje e paimagjinueshme. Në fillim të vitit 1954, u përurua godina e kinemasë, etj., etj.

Por në Çorovodë, kishte filluar edhe ndërtimi i pallateve për banim të cilët gradualisht po i jepnin pamjen e një qyteze. Ajo në vitin 1950, arriti një popullsi prej 500-600 banorë dhe u quajt, qytet në rang fshati, ndërsa statusin përfundimtar të qytetit e mori ne vitin 1965.

Në këtë stad të Çorovodës, për të ndihmuar shkollimin efëmijëve të rrethit e më gjerë, i erdhi radha edhendërtimit të konviktit, që shënoi një ngjarje tjetër të rëndësishme.

Si konviktor dhe nxënës i kësaj periudhe, do mundohem të sjell disa mbresa, për mjediset dhe kushtetnë konvikt, personelin e shërbimitdhe mësuesit e shkollës dhe shokët.

Ndërtesa e konviktit ishte ngriturnë anën veriore, në vendin ku bashkohen rrjedha e përroit të Mollasit me lumin e Vlushës, larg shkollës dhe ndërtimeve të tjera të banuara. Ajo ishte ndërtesa më e bukur dhe më e pashme e kohës. Arsyet e ndërtimittë konviktit në këtë zonë, si duket kanë qenë, vend i shtruar e i bollshëmku mund luhejnë kohen të lirë. Dhe pikërisht mbrapa konviktitu ngrit e para fushë futbolli, ku lozën konviktorët por, për një kohë, edhe skuadra e qytetit.

Ishte vend me ujë të pastër, në rrjedhje të lirë, marrë nga burimi i Guhakut, që e kishte pranë, dhe furnizonte edhe banorët e tjerë të Çorovodës. Arsye tjetër ka qenë se, banorët me konviktorët, duke qenë diçka larg me njeri-tjetrin, nuk shqetësonin e zhurmonin në mënyrë të ndërsjellët.

Godina ishte njëkatëshe, në formë “T”, me katër hyrje, një në çdo anë. Hyrja nga lindja të çonte në banjat e çezmat, ajo nga veriu të çonte tek lavanteria e dushet, ajo nga perëndimi të çonte te fusha e sportit, por më kryesore ishte ajo nga jugu, nga ku dilnim e hynim të organizuar për në shkollë. Godina kishte katër dhoma fjetjeje, dy të mëdha me nga 34 vende secila dhe dy të vogla, një për djem e tjetra për vajza, me nga 16 vende. Krevatet ishinprej druri tip marinari, me dyshek të mbushurme kashtëdhe mbulesë batanije pambuku. Në dhoma kishte dollapë rrobash me dy kate,një për dy vetë. Fjetoret nuk kishin ngrohje. Në godinë ishte kuzhina, e bollshme, e pajisur me të gjitha gjerat për gatim dhe larje të enëve. Ngjitur me kuzhinën ishte magazina e gjerë me “dhomëza” të veçanta për ruajtjen e ushqimeve e materialeve rezervë, për rroba fjetjeje e veshje.

Në godinë ishte edhe një sallë e madhe që kryente shumë funksione. Salla kishte tavolina e stola të gjatë dheshërbente si mensë. Mbas drekës deri në ngrënien e darkës shërbente, sallë studimi. Ajo kishte disa porre ngrohje me dru, që ndizeshin gjatë studimit. Salla shërbente edhe për takime e mbledhje, mbrëmje vallëzimi apo aktivitete të tjera kulturore.

Jashtë godinës, jo larg, ishte lavanteria dhe disa dushe të thjeshtë.Në anën tjetër ishin ndërtuar një bllok banjash, ndarë djemtë nga vajzat, ndërsa në një kënd ishin vendosur çezma, për larje.

Me një kompletim të tillë,konvikti ishte gati të strehonte mysafirët e vegjël. Ai u bë një mrekulli për 99 fëmijë “Lul të Vocërr” që kishin mbaruar arsimin fillor në familjet e varfratë Skraparit, që i takoi numri më i madh i strehuesve 80, Kolonjës10, Përmetit 8 dhe 1nga Vlora e largët. Në këta 99 konviktorë, 12 ishin femra.

Godina e konviktit dhe nxënësit

Ardhja e fëmijëve në konvikt ka qenë një histori me vete. Ne nuk erdhëm të gjithë në një ditë të caktuar. Shumica mbërriti në fund të muajit tetor të cilët bënë të mundur që të fillojë jeta në konvikt. Të tjerë kanë ardhur gjatë nëntorit dhe deri në ditët e para të dhjetorit, prandaj si kohë e fillimit tëkonviktit thuhet se është “vjeshta” e vitit 1953.

Pse ndodhi kjo zvarritje dhe vonesë? Sepse dërgimi i fëmijëve për shkollim në ato vite, nuk ishte i lehtë. Mjedisi i padijes që vazhdonte, sidomos në zonat e thella fshatare, siç ishte rrethi ynë, nuk e përkrahte akoma arsimimin. Për këtë organeve tëpushtetit të kohës dhe atyre pak mësuesveqë ishin në shkollat e fshatrave iu desh të bënin një punë bindëse në familjet që kishin fëmijë, për ti çuar për arsimim 7-vjeçar. Pretendimet e prindërve ishin“se nuk e largoi fëmijën nga sytë”, “më duhet krah pune për të ndihmuarekonominë”.Kjo solli që nga 89 fshatra të Skraparit, në ato vite, të dërgonin nxënës në konvikt 44 fshatra, pra vetëm gjysma e tyre. Mos dërgimi nga gjysma tjetërishte se, disa nisën ti çoninfëmijët në fshatrat e tyre apo në fshatra të afërt që kishin shkollë 7-vjeçare, disa të tjerë nuk kishin nxjerrë ende maturë filloreje, ndërsa një pjesë nuk pranuan duke insistuar në pretendimet e mësipërme. Pra, ishte koha e lutjes së shtetit për prindërit që të dërgonin fëmijët për arsimim, madje falas, por pak vite më pas filluanprindërit ti luteshin shtetitpër të shkolluar fëmijët, madje duke pretenduar degë të preferuara.

Ne qëshkuam në konvikt për të vazhduar shkollën,të veshur e mbathur si mos më keq, pa valixhe e çanta, mbasi s’kishim çfarë të fusnim në to, se të vetmet ishin rrobat e veshura në trup, u nisëm nga fshatra të largët, duke bërë, më këmbë, 4 deri në 7 orë rrugë të vështira, mbushur me borë që, në ato vite, fillonte pa pushim nga fundi i muajit tetor.

U ndamë, me mall dhe emocione, me prindërit e pjesëtarët e tjerë të familjes, se ishim të vegjël dhe të pa larguar ndonjëherë, madje edhe me gjënë e gjallë të cilave u ishim përkushtuar për të mirat që na jepnin. Mund të them edhe me tokën, rripat, kodrat e çdo mjedis të fshatit, që dhe pse të mundimshme, për të jetuar, ndjenim mall kur po largoheshim. Dhe s’kishte si të mos ndodhte kështu, kur që në lindje me këto ishim rrethuar e rritur. Këto ndjenja, për disa, u bënëshkas për të mos ardhur në konvikt. Disa të tjerë, që kishin filluar shkollën,nuk mundën të rezistonin ndaj u larguan dhe me vështirësi u sollën, ndërsa për dy nuk u bë i mundur kthimi.

Pas këtyre peripecive nisi ambientimi me jetën kolektive, u larguan mërzitjet dhe emocionet, për të cilën ndikuankushtet e mira dhe kujdesi e trajtimi i personelit të konviktitdhe i mësuesve në shkollë. Filloi shoqëria dhe respekti e dashuria me njeri tjetrin, e ciladhe pse kanë kaluar shumë vite ruhet edhe në ditët e sotme. Nisi të rritej gëzimi, entuziazmi dhe vullneti për të mësuar e menduarse një jetë dhe ardhme tjetër na pret.

Me tu paraqitur në konviktna veshën me kostum, stofi të zi,veshje të brendshme, këpucë të reja dhe kapelë të zezë, me strehë. Ne jo vetëm s’kishim provuar veshje të tilla, por as që mund ti imagjinonim. U njohëm me mjediset e konviktit që nga dhoma dhe krevati i gjumit,mensën dhe sallën e studimit, tavolinën ku do të hanim e mësonim, me lavanterinë e dushin si dhe me banjën e çezmat për larje. Po kështu, u pajisëm me tekstedhe lapsae fletore.

Në konvikt, për herë të parë, filluam të bënim çdo veprim në orar të caktuar. Çoheshim nga gjumi, kryenim shërbimet personale, hanim mëngjes, dhe niseshim, në rresht, të shoqëruar nga kujdestari, për në shkollë, që ishte larg mbi gjysmë ore.Mbaronim mësimin dhe ktheheshim, në konvikt, në rresht, shoqëruar nga kujdestari, hanim drekën, pushonim dy orë dhe fillonim studimin, pastaj hanim darkë, pushonim një orë dhe shkonim për të fjetur.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua ushqimit. Me të ardhur në konvikt nuk vuajtëm më për ushqim, as edhe përbukën e gojës, dhe pse për një kohë, në vitet ’50, kur vendin, e pllakosi thatësiraajo u bë “mollë e ndaluar”.

Ushqimi ishte shumë i mirë, komplet bio. Nuk mund të harrohet mishi i freskët dhe shumë i shijshëm, gjellët me fasule, patate apo me perime të tjera të freskëta, veza, djathi, gjalpi, gjiza të prodhuara taze, reçeli, pekmezi, rehania karakteristike e krahinës, apo ëmbëlsirat, hallva apo orizi me qumësht si dhe frutat e ndryshme. Asgjë nuk kursehej për ne, gjendej edhe po të ishte në fshatra e cepa më të largët të krahinës.

Për tu kujdesur dhe plotësuar të gjithë shërbimet, në konvikt, ishte caktuar personeli i nevojshëm, i cili na shërbeu me përkushtim e dashuri. Ata duke parë që ne ishin të vegjël, të vuajtur e të pa larguar ndonjëherë nga prindërit na konsideronine trajtonin si fëmijë e tyre.Prandaj personelin e konviktit që, për tre vjet rresht, punuan për ne, i kujtojmë me respekt të jashtëzakonshëm, sidomos, kur gati të gjithë sot nuk jetojnë më.

Disa mësuestë shkollës dhe punonjës të konviktit

Punonjësit që merreshin me ushqimin e konviktorëve kanë qenë, ekonomat-magazinierët, Zenun Laze, Ali Hysko, Sali Gjoni e Hazis Diko. Por nuk harrohet, nga ne, ai që gatuante aq pastër e shijshëm, kuzhinieri, Abdulla Çela, xha Dulla, siç e thërrisnim shkurt. Ushqimet, në konvikt, i sillteçdo ditë, me kafshë, apo me krahë, plaku i urtë, Arif Dullelari.

Por në kujtesën tonë ka qenë fiksuar edhe puna tepër e lodhshme e rrobalarëses së vetme, Zenepe Satka, dhee pastrueses, Nuke Cela, si dhe e rojëssë përnatshme, Shefit Xhamëni.

Në krye organizimit të punëve në konvikt, ishtecaktuar një kujdestar konvikti. Kujdestarë, në kohë të ndryshme, të trevjeçarit, kanë qenë, Muharrem Haxhiu, Shaqir Kapinova, Veiz Karagjozi, Gaqo Veshi, Mustafa Janina dhe Milika Salepi. Konvikti ishte në strukturën e shkollës 7-vjeçare dhe drejtori ishkollës ishte edhe i konviktit. Gjatë tre vjetëvedrejtor kemi pasur, Mustafa Janinën, Foti Nikollën e Ylli Rulin.

Me këto kushte, të krijuara, në shtëpinë tonë të madhe, në konvikt, ne tërë kënaqësi, nisëm marrjen e dijeve në shkollë, që ishte edhe qëllimi për të cilën kishim ardhur.

Mësimet i nisëm në fund të tetorit, në godinën e shkollës së parë, të vjetër, njëkatëshe, të Çorovodës që kishte tri dhoma të vogla, në kushte të papërshtatshme. Me shtimin edhe të 100 konviktorëve, mësimdhënia në këtë shkollë u vështirësua edhe më shumë. Shkollandodhej në vendin ku, më pas,u ndërtua Muzeu i Çorovodës. Mbas disa muaj u vendosëm në një godinëshkolle të re, më e gjerë e me kushte më të përshtatshme, ndërtuar afër lagjes së Xhamënve apo në Lagjen “2 Dhjetori” që u quajt më vonë. Bashkë me nxënësit e banorëve të Çorovodës u krijuan tri klasa të pesta, ABC. Për herë të parë nisëm mësim vetëm me nxënës të klasës së pestëdhe për çdo lëndë kishim një mësuesdhe jo si në fillore ku ishin katër klasa bashkë.

Mësuesit punonin me ne, jo vetëm në klasë, pordhe mbas ditenë konvikt, për përgatitjen tonë për ditën tjetër. Ata pyesnin për paqartësitë që kishim dhe bënin konsulta individuale apo në grup në një ambient jashtë sallës së studimit. Kujdesi për kushtet e rezultate tona në mësime kaloi edhe jashtë mureve të konviktit dhe të shkollës. Ne ishim vazhdimishtnë vëmendje të drejtuesve të arsimit, por dhe të autoritetevetë pushtetit e partisë në rreth.

Konviktin e vizitonin shpesh jo vetëm këto autoritete, por dhe të ardhur nga Tirana. Mbresë na ka pasur lënë takimi me Heroin e Popullit Zylyftar Veleshnja, cili tek oborri i konviktit pasi përkëdheli dhe përqafoi secilin prej nesh, u interesua për kushtet dhe ecurinë tonë dhe na porositi të mësonim sa më shumë për të mirën e vetes dhe të vendit.

Çdo mëngjes, kur shkonin në shkollë dhe në drekë ktheheshim në konvikt, duke i rënë Çorovodës nga njeri cep në tjetrin, banorëtna ndiqnin me dashuri e respekt dhe na përshëndesnin. Ardhja jonë e gjallëroi Çorovodën. Asaj iu shtuan 100 banorë të rinj dhe nga 600 u bë me 700 banorë. Ky numër nxënësish trefishoi edhe numrin e mësuesve, dhe rriti kështu banorët e arsimuar, që ishin të gjithë nga jashtë rrethit si, beratas, elbasanas, gjirokastrit e korçar. Vetëm në klasën e gjashtë, mundën të na vinin dy mësues skraparllinj, Dalip Mustafaraj dhe Rrahman Celibashi.

Por jeta e banorëve u gjallërua, më shumë, kur konviktorët filluan të zhvillonin aktivitete kulturore e sportive. Fillimisht nxënës, me një farë prirje, krijuan një grup të vogël humori, nën drejtimin e mësuesit të talentuar, Gaqo Veshi. Ata e nisën me skeçe të shkurtra që i jepninpërpara nxënësve dhe personelit të konviktit e të shkollës. Në rast festash, sidomos të vitit të ri,filluan të bëheshin mbrëmje vallëzimi nën tingujt e të vetmes fizarmonikë të mësues Emirit, Sabaudinit apo Xhemilit. Konviktorët filluan kërcimet dyshe, si tango, foks dhe më pas vals, sipas mësuarjes që u bënte, djemve dhe vajzave, mësuese Veprore Grepcka dhe mësueset Milika e Parashqevia. Më pas pjesë humoristike, shoqëruar me recitimedhe lexime, filluan të jepeshin edhe për çorovodasit në vatrën e kulturës.Në grupin e humorit spikati talenti i dy konviktorëve gradecllinj Iliaz Kapxhiu dhe Kalo Gjoka. Në vjeshtën e vitit 1954, nën drejtimin e mësuesve, Parashqevi Salepi dhe Gaqo Veshi u krijua grupi teatror i konviktit, që konkurroi në olimpiadën teatrale të qarkut të Beratit me pjesën “Besimi kërkon besimin”. Ajo fillonte me këngën: “Ku e kam vajzën ku e kam djalin. Mi kanë mbyllë në burg të zi. Fare fisin mi kanë tretur. Larg në ishull në Itali”. Gëzim dhe kënaqësi u ndje kur në fund shfaqja jonë u vlerësua me “Fletë Nderi”.

Më pas, derisa u larguam, pjesë teatrale, skeçe humoristike dhe ushtrime të thjeshta akrobatike lozur nga konviktorët, Muharrem Baze, Zalo Halilaj dhe Sefedin Guri janë dhënë shpesh në Çorovodë, madje edhe në disa fshatra të cilat ndiqeshin me kënaqësi të madhe.

Por vend, në kohën tonë të lirë, zuri topi, loja e futbollit, për të cilën kishim afër edhe fushën me përmasa të përshtatshme.Të gjithë kishim qejf të merreshim me të, pavarësisht se nuk dinim ta përdornim, se vetëm me topa lecke ishim marrë. Madje aq qejf e kishim në ato vite topin, siç e kanë të gjithë fëmijët edhe sot, sa kur na delte përpara vraponim kush ti binte i pari. Por edhe për lojën me top prirja që kishin disa, bëri punën e vet. Hap pas hapi ata u diferencuan, sidomos, kur kishin përpara një fushë të mirë dhe topa të llojeve të ndryshme, deri të mirëfilltë futbolli. Konviktorë që filluan të loznin mirë, ka në qenë, Syrja Çarçani, Isa Meta, Myrto Hodo, Muharrem Baze, Zalo Halilaj, Iljaz Kapxhiu, Shaban Hysi, etj. Ndërsa nga mësuesit loznin mirë, Emir Qafa, Sabaudin Bordi, Xhemil Bylykbashi, Abaz Numani, etj. Kështu bashkë, mësues dhe nxënës, krijuan skuadrën më të mirë të futbollit në Çorovodë, që fitonte me çdo skuadër.

Shpeshzhvilloheshin ndeshje të bukura, mes skuadrës së mësuesve dhe konviktorëve që shihej nga nxënësit, por edhe ngabanorë, sidomos të rinjtë Çorovodës.

Disa lojtarë të kësaj skuadre  si, konviktorët Syrja Çarçani, Muharrem Baze, Iljas Kapxhiu dhe mësuesi Emir Qafa u bënë bërthama e skuadrës së ardhshme “5 Shtatori “ të rrethit kur lozte në kategorinë e tretë dhe më pas në të dytën.

Kështu, në qershor 1956,përfunduan me sukses arsimin 7-vjeçar, 99 konviktorët e parë, shumica  me rezultate të larta. Në këtë mënyrë ata realizuan qëllimin e ardhjes, plotësuan dëshirën e familjevedhe justifikuan plotësisht kujdesin e shtetitdhe të punonjësve të konviktit e të shkollës.

Me përfundimin e shkollës, mbi gjysma e konviktorëve, vazhduan shkollat e mesme profesionale, të mësuesisë, agronomisë, ekonomisë, ndërtimit, gjeologjisë apo mjekësisë. Pjesa tjetër u mjaftuan me këtë arsimime u kthyen në fshatrat e tyre. Keqardhje për disa nga shokët që dolën  me rezultateshumë të mira dhe nuk vazhduan më tej, për arsye se, prindërit nuk ishin shkëputur nga mendimiqë vazhdimi i shkollës mund të sakrifikojë punët private të familjes në fshat.

Mbas mbarimit të arsimit të mesëm, rreth 30 nxënës vazhduan arsimin e lartë në degët që kishin zgjedhur që në shkollat e mesme. Me përfundimin e arsimit të lartë,Çorovoda na mblodhitë gjithë në gjirin e saj, tani specialistë të kompletuar si, agronom, arsimtar, veteriner, inxhinier, ekonomist, mjek, etj. Ne ndjehemi krenar që përparimi dhe zhvillimi i mëpasshëm i Skraparit në këta sektorë, ka edhe kontributin, mundin dhe djersën tonë.