Policia arreston një 27 vjeçar - Dyshohet si autor i mbjelljes së një zone të pyllëzuar me cannabis **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Policia arreston një 27 vjeçar - Dyshohet si autor i mbjelljes së një zone të pyllëzuar me cannabis

Fatjon Kaloci
19.8.21

Drejtoria e Policisë Vendore Berat njoftoi se ka goditur një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike dhe se ka vënë në pranga autorin i dyshuar. Po ashtu policia në njoftimin e datës 19.08.2021 tha: "Procedohet penalisht Kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradec, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan një shtetas 27 vjeçar, dhe se filloi procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas me detyrë Kryetar i fshatit Gradec pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale "Shpërdorim detyre”.