Prag pelegrinazhi 2021 - Mungesa e ujit në zonën ku pritet të mbahet pelegrinazhi shfaqet si problemi kryesor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Prag pelegrinazhi 2021 - Mungesa e ujit në zonën ku pritet të mbahet pelegrinazhi shfaqet si problemi kryesor

Fatjon Kaloci
12.8.21

Një pelegrinazh i vështirë në terren, ndërsa autoritetet në letra thonë se kanë plan masash. Nën euforinë e fjalëve zyrtare, bashkëpunimeve dhe ndarjeve së detyrave mes vetë institucioneve, realiteti i paradites së sotme 12 gusht 2021, dëshmonte se mungesa e ujit, depozitave të pakta etj, mund t'ë shndërrohet në problemin kryesor të ditëve gjatë pelegrinazhit. Gjatë datave 19 deri në 25 gusht, në Kulmak të Skraparit mbahet pelegrinazhi i përvitshëm bektashi. Në ritualet e kryera nga besimtarët është edhe Kurbani. Numri i madh i vizitorëve, papastërtitë e shumta qofshin ato edhe organike japin një sinjal alerti për higjenën. Ky alarm bëhet më i lartë në kushtet e mungesës së ujit.