Të dhëna historike për familjen Dosti për shekujt XVIII-XXI Resmi Dosti sjell librin e ri **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Të dhëna historike për familjen Dosti për shekujt XVIII-XXI Resmi Dosti sjell librin e ri

Fatjon Kaloci
14.8.21

Koprencka në rrjedhën e luftës së parë botërore. Lufta e parë botërore shpërtheu në vitin 1914 dhe përfundoi më 1918. Gjate këtyre 4 vjeteve, Shqipëria  u bë shesh lufte, ku e shkelën ushtritë e 7 shteteve të Evropës që përfaqësonin dy grupimet e mëdha ndërluftuese, Antanta dhe Blloku i qendres. 

Gjate kesj periudhe Koprencka u shkel dhe vuajti pasojat nga tre pushtues, Greqia Italia dhe Austro-Hungaria. Pushtuesit e pare ne vitin 1914  u paraqiten shovinistet greke. Ne fakt greket pothuaj se e kishin te pushtuar  zonen e jugut  deri ne Berat nepermjet batalioneve te fshehte, qe populli i njihte me emrin andaret greke. Keta shfaqeshin hera-heres dhe zhvillonin operacione  me karakter ekonomik dhe terrorist. Por ne vjeshte te vitit 1914 operacioni mori karakter legal si nje shtet me pretendime te medha per clirimin e Vorio-Epirit dhe realizimin e endrres per zgjerimin e deshiruar historik ne Shqiperi. Shtetet e tjera u perqendruan ne zona influence te deshiruara per te cilat nuk kam objekt te zgjatem. 

Qe ne fillim bazuar ne te dhenat historike por edhe nga gojëdhenat popullore dua te theksoj se tmerri qe ka perjetuar popullsia qe u pushtua nga greku i pare, sic quhej, eshte me i egri qe njeh historia e Shqiperise. Mjafton te kujtojme masakrat e Boroves, Panaritit por edhe te Doresit te Skraparit, jane mjaft per te vleresuar keto barbarizma te shemtuara te shovinisteve greke. Aq i eger qe pushtimi grek, sa pothuaj gjithe popullsia e jugut e pushtuar nga greku i pare provoi evokimin nga vendbanimet  te vetquajtur muhaxhire. Edhe Koprencka, me ta marre sinjalin e pushtimit te fshati, u organizua  per tu shperngulur muhaxire ne drejtim te tomorices,gramshit dhe Velores, duke lene ne meshire te pushtuesit tere familjet, ekonomine dhe gjene e gjalle. Faktikisht di qe familja jone u strehua ne Tomorice, ne familjen Kryemadhi, me te cilet kishte lidhje miqesie. Koha e muhaxhirllekut vazhdoi rreth 2 muaj.


Kjo per arsye se pushtuesi grek nuk vazhdoi shume dhe beri terheqje  aty nga fillimi i pranveres. Per shkak se u invadua nga fuqite e medha te dy grupimet politike e ushtarake. Nje episod, qe ruhej edhe ne ditet tona eshte se, kur fshati u angazhua per tu larguar, njoftuan njeri-tjetrin dhe ashtu te bashkuar te niseshin per rruge. Te gjithe dolen ne grumbullim, por mungonte nje. Ai ishte Xha Asllani si e therrisnim ne te rinjte e fshatit. Kur i kerkuan Asllanit te dilte nga shtepia, ai  u tha se nuk kish gjunje per tu larguar aq larg. Po te doje greku le te me vrase, une plak jam. Xha Asllani, po e quaj dhe une ishte rreth te 80-ve. 

Ai qendroi ne shtepi ne pritje te grekeve. Por greket nuk erdhen ashtu te qete sic priste Asllani. Ata hyne ne fillim ne lagjen tone ne fund te fshatit dhe u leshuan me ura ne dore duke shkrumbitur dhjetra shtepi. Kur pa Asllani flaket qe dolen nga shtepite tona ne breg te lagjes dhe tymi perzihej me shtepite e tjera , e kuptoi se jeta e tij nuk kish me kuptim. Ai mori armen qe dispononte ne shtepi dhe doli ne lemin para shtepise, karshi shtepive tona. U shtri barkas në lëm dhe armen e vuri ne mur ne shenje. Ishte batalioni pushtues qe u drejtua perballe tij. 

Asllani plak e shkrepi dhe shtiu ne mish duke asgjesuar 7 a  8 pushtues greke. Kete e vertetuan shenjat gjakut te thare grek ne disa vende  tek Veshti i Hasanit. Kur erdhen banoret e fshatit nga muhaxhirlleku, gjeten ne lemin e shtepise  trupin e djegur te xha Asllanit dhe skeletin e armes po te djegur mbi eshtrat e tij. Heroizmi i tij u perhap ne heshtje ne tere zonen por ne ate kohe aq mund te behej. Une kur e mora vesh kete episod para dy vjetesh nga Vellai im I ndjeri Jaup, u interesova dhe e gjeta emrin e Xha Asllanit te renditur ne Deshmoret e kombit ne arkivin e shtetit, nepermjet komputerit. Asllani ishte i vetemi qe humbi jeten ne moshe pleqerie  ne kete fshat gjete luftes se pare Boterore, por qe shkruajti me germa nderi lavdine e tij heroike per ceshtjen kombetare. Ajo qe mbetet pasoja me e rende per banoret e kohes qe rrenimi ekonomik i tere fshatit. Rreth 30 familje te shkrumbitura por qe nuk eshte e mundur te identifikohen. Une di vetem familjen time qe i mbeti vetem ahuri, ku u mblodhen te gjithe pjestaret per disa muaj deri sa ndertuan shtepite modeste per te jetuar. Por di edhe nje te thene tjeter qe greku u vuri zjarrin shtepive me te mbajtura. Sipas te thenave  mesojme se ne kete kohe greku angazhoi shume spiune orthodoks nga fshatrat  ne lindje te Skraparit sidomos nga Permeti e me gjere qe jepnin informacione. Persa i perket gjese se gjalle aty qe bere kerdia, sipas te thenave ne cdo shtepi nuk gjeten me shume se 8-9 koke bageti te gjalla. Edhe keto mbase kane shpetuar se ishin te lira ne driza e shkurre. Me shume akoma qene demtuar bagetia e trashe, qete, lopet dhe hajvanet e samarit. Keta te fundit me shume u demtuan nga ngarkesat e armatimeve. 

Kurse qete dhe lopet u theren per ushqim nga ushtaret. Ne cdo familje pati deficite te medha. Kujt imbeti nje ka, kujt vetem lopa, e kujr vetehajvani dhe me teper shpetuan gomaret. Me sa na kane treguar, te jetuarit e kohes, ne kete kohe ne Koprencke, por edhe kudo, dominoi solidariteti dhe bashkepunimi per te zhdukur pasojat. 

Te gjitha drithrat u realizuane ne mbjellje duke kombinuar familjet dyshe per te bashkuar fuqine terheqese per mbjellje. Per shtepite e djegura u angazhua tere fshati me aksion dhe vullnetarisht per rindertim sipas mundesise dhe aftesise. Me veshtire  e paten jetuesit e asaj kohe per ushqime. Nuk u kishte mbetur asgje ne familje, pasi iken ne panike dhe nuk munden te fshihnin asgje. Ky vit si pasoje e pushtimit grek qe vit zije ku u detyruane te perdorin te gjitha mundesite per mbijetese. 

Ne vitin 1915  dhe 1916 Skrapari u pushtua nga dy fuqite me te medha  qe hyne ne Shqiperi. Italia si perfaqesuese e Antantes dhe Austrohungaria si perfaqesuese e bllokut te qendres. Vija ndarese ishte lumi Osum drejt kaltanit Ne krahun e majte te Osumit u dislokua Italia ,kurse ne krahun e djathte Austrohungaria.Megjithate pushtimi i ketyre nuk mund te krahasohej me ate qe beri Greku. Popullsia pothuaj qendoi neutrale  dhe vetem individe te vecante u vune ne shrbim te pushtuesit sipas interesave,gjithmone si afie,sic i quanin ne ate kohe. Ketu po jap nje shembull qe koprenckes i kostoi shume ,por qe edhe shpetoi ne fill nga nje masaker e plote njerezore. Ishte viti 1917 kur Italia ishte ne lufte me Austrine,po e quaj per shkurtim.Faktikisht austriaket ishin ne terheqje dhe Italianet ne mesymje. Per Italine ne ate kohe sherbenin dy veta nga zona jone.njeri nga Lapani,i quajtur Karafil dhe tjetri nga Koprencka ,Ramis Dosti. 

Sipas te thenave keta dy kishin biseduar me palen Italiane ,qe ndodhej ne zonen Qeshibei -Malind dhe kishi marre porosine ,qe diten e neserme ,ushtria Italiane do te kalonte uren e Vjeter ne Lapan dhe do te hynte ne Koprencke paqesisht. Pranaj te njoftohet populli ,te mos beje asnje rezistence. Austria pothuaj ishte larguar nga fshati yne ne drejtim te Qafes. Karafili me Ramizin nuk e njoftuane fshatin dhe ndodhi ajo qe solli pasojen. Ne mengjes heret ,ushtia italiane kaloi lumin dhe doli ne vinisht e shkallez. Cobanet e fshatit  te lagjes Kac leshuane dhite dhe dolen ne Dergures.  Aty pane ushtrine italiane dhe njoftuane fshatin. Me nje here u grumbulluane burrat e fshatirt dhe zune prite. Ne shkallez qe renditur ushtria e qetesuar se pritej paqesisht. Sa i pane snaiperet e fshatit ,filluane te qellojne drejn ne trupat e okupatorit.Ne balle te tyre qe gjenerali hipur ne kale dhe me dylbi studionte pejsazhin e fshatit ne hyrje. 

Kur i vajti lajmi se po qellojne dhe vrane nje ushtar,gjenarali tha ,se nuk e ka marre vesh fshati,kur i thane se ra nje tjeter,ai perseriti se nuk e ka marre vesh fshati. Ne kete kohe ,nje snaiper i rralle i koprenkes ,Xhemal Ahmet Dosti ,duke cfrytesuar  driten e diellir qe shdriti dylbine e gjenaralit e qelloi per vdekeje kete te fundit.Gjenarali ra nga kali dhe shpejt nxori nje cope leter  ku shkruajti "Kartabianka",qe do te thoshte "asgje e gjalle ne kete  fshat". Kaq dhe gjenarali mbaroi.  Ne kete situate  ushtria italiane filloi ofensiven dhe luftetaret e fshatit u terhoqen me nje here.Sa hyri ushtria ne fshat,filloi reprezalja. U grumbulluane te gjithe meshkujt mbi dhjet vjec dhe u rrjeshtuane per nje. U dha urdher te vendosin feste ne fyryre dhe u vendosen mitrolozin perballe gati per zjall. Aty ishte eshe babai im Shefkiu 12 vjecar,qe e tregonte sa here vinte fjala. Ne kohen kur do te jepej urdheri,per fat te jetes se banoreve te fshatit,vjen Kasem Radovicka,i cili punonte per te dy krahet dhe ,bisedon me autoritetet qe jeta e njerzve te falet,pasi populli nuk dinte gje ,kurse me gjene e gjalle ,kafshet le te benin si te donin. Kjo beri qe u liruane te gjalle banoret meshkuj te Koprenckes nga nje masaker totale. Atehere filloi grumbullimi i bagetive dhe u ba zhdukja ne mase ,duke sjelle deme te renda ekonomike,por shpetuane njerzit. Pasi u vertetua se fshti nuk ishte njoftuar ,filloi ndjekja e Karafil Lapanit dhe Ramis Dostit. Te dy u kapen dhe Karafili u pushkatua tek Rrapet e dyrmishit. 

Kurse Ramizi nderroi emrin nga "Dost"ne "Lile". Keshtu Ramizi i vertete nuk u kap ,megjithse ishte midis te gjitheve...Pervec pasojave te luftes pushtuese ,ne keto vite ne Shqiperi u perhap edhe epidemia e Koleres ,Gripi Francez,sic e quajne sot.Ai solli pasoja te renda ne humbje jetesh ne Koprenke.,ashtu si ne tere vendin. Nuk kemi te dhena statistikore  per sasine e humbjes ne njerez,por shume thuhej nga bashkekohesit e atehershme. Faktikisht vetem nga shtepia i babait tim pati tre viktima. Nje rreth 60 vjesc,vellai i gjyshit,dhe dy djem 9 dhe 11 vjec vellezrit e babait tim. Ajo qe ishte me e rende ,ishte fakti se fshati nuk merte pjese ne varrim dhe ,keto beheshin vetem nga familja. Ishte nje situate e ngjashme me pandemine e koronavirusit te sotem ,por ne kushte  shume te renda sociale ekonomike shendetesore etj. Edhe pse une nuk mund te jap shembuj,pasi nuk kemi qene ne ate nivel qe te ineresoheshim konkretisht per keto gjera te kohe. Kush ka dieni per familjen e tij per keto probleme le te jape kontribut per ta plotesuar kete pjese te historise se fshtit. 

Faktikisht edhe nga vet historianet eshte i dakortesuar fakti qe per luften e pare Boterore  eshte punuar me rezerva,pasi popullsia ka qene analfabete dhe nga ana tjeter pushtetet kane qene te brishta per keto probleme. Per kete eshte e domosdosme nje ndermarrje  serioze per te hedhur sadopak drite,por vec te verteta pa hiperbola ,ai qe vendos te jete pjese e historise duhet te jete larg hiperboles dhe politikes. Vetem keshtu historia do te pastrohet nga e paverteta dhe nga sherret e kacafytjet... Politika eshte e prirut re fshije te parat per te vendosur te sajat. Ne kete rast historia nuk perparon ne fushen e saj.