Tjetër rast Cannabis në Skrapar - Policia ndalon një 36 vjeçar. Një shtetas i dytë proçedohet në gjendje të lirë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Tjetër rast Cannabis në Skrapar - Policia ndalon një 36 vjeçar. Një shtetas i dytë proçedohet në gjendje të lirë

Fatjon Kaloci
12.8.21

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale "Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Policia e Shtetit