Një shkrim nga Servet Basho
Veprimtaria patriotike dhe përfshirja e të gjithë pjestareve të familjes të Brahim Bashos nga fshati Çepan i rrethit të Skraparit në Luftën NAÇl dhe në veçanti të djalit të tij, Yzedin Bashos, i cili u rreshtua dhe luftoi në radhët e kësaj Brigade, deri në Çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit nazi-fashist dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogist.
Pushtimi nazifashist i vendit tonë, bëri që populli ynë të rrok armët dhe të ngrihej në luftë për lirinë e Atdheut. Të rinj e të reja qenë ato që mbushën rreshtat e njesive të Ushtrisë NÇl. Një ndër këta të rinj, ishte dhe Yzedin Brahim Basho. Ai u lind më 13 Prill 1926 në fshatin Çepan të Skraparit në një familje të njohur me traditat atdhetare dhe liridashese. Babai i tij pat marrë pjesë trimërisht në luftën kundër andarteve grekë në vitin 1914 me Çetën e Baba Tahir Çepanit, po ashtu mori pjesë dhe në Luftën e Vlorës më 1920 kundër pushtuesve italianë, i cili ishte pjestar i Çetës, në vitin 1924 mori pjesë në Revolucionin Demokratiko-borgjes të Qershorit të udhëhequr nga Fan Noli.
Shtëpia e Brahim Bashës në Çepan të rrethit të Skraparit, ishte kthyer atyre viteve të stuhishme në një bazë të sigurtë të LANÇ. Në këtë shtëpi, jo vetëm që grumbulloheshin materiale të ndryshme në ndihmë të luftës, por në të strehoheshin kuadrot me të rëndësishme të Qarkut të Beratit që drejtonin luftën për Çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashist dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogist. Priteshin e përcilleshin shokët, Gjin Marku, Kahreman Ylli, Zylyftar Veleshnja, Iljas Sevrani, Ramiz Aranitasi, Skënder Malindi, Shefqet Peçi, Shpresa Fuga, Orhan Frashëri, Kamber Cerova, Adil Prishta, Qazim Kondi, Tajar Grecka etj, E tërë familja e Brahim Bashës në Çepan të Skraparit u vu në shërbim të luftës dhe shtëpinë e kthyen në një bazë të sigurtë për LANÇ. Kjo derë ka nxjerrë luftëtarë që e kanë luajtur gishtin e këmbëzën e pushkës kundër pushtuesve. Një nga djemtë e Brahimit është edhe Yzedin Basho, i cili e ndjeu thellë pushtimin e Shqipërisë nga fashistët më 1939. Në vitin 1942 Yzedini punonte në Tiranë në një kompani italiane. Aty u lidh me militante shqiptar, por diktohet nga milicia fashiste. Për këtë arsye ai largohet menjëherë nga Tirana bashkë me Xhelon, kushëririn e vet dhe Rakip Laçon e Ferhat Meten dhe shkuan në vendlindje. Por Yzedini nuk ndenji duarkryq, ai u lidh me militantet e shquar të krahinës siç ishin Iljas Sevrani, Skënder Malindi, Kamber Cerova, Adil Prishta, Tajar Grepcka etj. më vonë u inkuadrua në Çetën e Skraparit dhe marshoi e luftoi trimërisht shtigjeve të lirisë, ku në shumë aksione, ka spikatur trimëria e tij.
Yzedini, si një nga partizanët e parë në krahinë, u lidh me lëvizjen qysh ne vitin 1942. Për herë të parë pushka e tij krisi për çarmatimin e postës së xhandarmërisë dhe milicisë fashiste në Çepan më 25 Gusht 1942 dhe më 5 Shtator 1942 për Çlirimin e Çorovodës nga xhandarmëria dhe milicia fashiste. Gjithashtu, ai mori pjesë në operacionin për çlirimin e qytetit të Beratit si dhe në luftën e Fierit të organizuara për kapjen e kriminelit ballist Isa Toska dhe në luftën e zhvilluar në Qafën e Kiçokut, në Paraspuar, Kuqar të Përmetit, tenden e Qypit, Qafën e Shkozës për Çlirimin e Tiranës në çlirimin e Shkodrës më 29 Nëntor 1944, si dhe shumë aksione të tjera luftarake. Më vonë u inkuadrua në Grupin partizan të Skraparit, në batalionin “Riza Cerova” dhe më 17 Mars 1944 u rreshtua në rreshtat e Brigadës së VII S, në Velushë të Skraparit, ku u ngarkua me detyrëën e Komandantit të togës së kompanisë së dytë, batalionit te trëtë, bashkë me 16 fshatarë dhe shokët e tij të krahinës së Çepanit siç ishin. Rakip Loço, Riza Gogo, Sherif Abazi si dhe trimi me mitrolozin e tij në sup që s’e lëshoi asnjëherë nga dora, trimi i rrallë Vaip Gogo, Jashar Dingo, Myrteza Çela, mete Braçe, Skënder Bejko, Rustem Harizi, Hysen Zyka, Harim Lusha, Njazi Braçe, Sali Çela, Avni Dervishi, Izet Hajdari, Sabri Bejko, Adil Prishta, Sali Hasanaj, etj. dhe morën pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo Brigadë.
Ai ka drejtuar me zotësi, trimëri dhe devotshmëri detyrën e komandantit të togës e të kompanisë. Yzedini u plagos tri herë gjatë luftimeve si në Fier kundër Isa Toskës në Qafën e Shkozës dhe në tokat Jugosllave. Partizanin trim Yzedin Bashon, nuk e mposhtën dot as plumbat e pushtuesit të egër fjerman dhe as plumbat e ballistëve të Isa Toskës.
Këta tre të plagosur e bënë atë invalid të LANÇ, por ato nuk e ndanë as nga lufta dhe as nga shokët partizanë të Brigadës VII Sulmuese. Kështu eci ai nëpër luftime nga Çeta e Skraparit e deri sa u radhit në rreshtat partizane të Brigadës VII S, ku u shqua për trimëri, komandues, si dhe organizator dhe kuadër politik i zoti në këtë Brigadë. Mbas çlirimit të vendit Yzedini bashkë me Brigadën e VII Sulmuese shkoi në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë, ku dhe u plagos për të tretën herë.
E gjithë familja e Brahim Bashos u lidh ngushtë me Lëvizjen ANÇl. Vetë Brahimi ka qenë në grupin e Skraparit, vëllai i Brahimit Isai ka qenë në batalionin territorial të Skraparit, Xhelua në Brigadën e XI S, e ëma e Yzedinit Selvija, ishte kryetare e Gruas Antifashiste të fshatit e të krahinës si dhe antare e Këshillit NÇl të krahinës. Fatikua dhe Bezgua shërbyen në spitalin partizan të Çepanit dhe për grumbullimin e veshmbathjeve dhe ushqimeve për partizanët, ndërsa Rushiti ishte pjesmarrës në batalionin territorial të Skraparit me komandant Xhemal Malindi. Ndërsa motrat e Yzedinit Hatixheja, Gjyzideja, Zengeneja ishin pjesmarrëse në terren për edukimin dhe mobilizimin e të rinjve në njesitet partizane. Të gjithë këta gëzojnë Statusin e veteranit të luftës ANÇl. Mbas çlirimit të vendit, Yzedini punoi si oficer në formacionet e ushtrisë popullore, në vitin 1946 në një repart të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe për çarmatosjen e bandave kriminale në zonat e Veriut. Në vitin 1949 u kthye në Skrapar ku u ngarkua me detyra të rëndësishme partie e shtetërore, si në disa rrethe të vendit nga Veriu e deri në Jug të Shqipërisë.
Duke parë tek Yzedini karakteristikat e njeriut punëtor, të dashur, besnik për jetën ndaj saj e ka ngarkuar me detyra të rëndësishme përgjegjës seksioni pranë KE të Rrethit Skrapar, drejtor i SMT-së në Lushnje, kryetar i kooperativës së Çepanit me krijimin e saj dhe më vonë me detyra të tjera si kryetar i lokalitetit të qendres në Skrapar, drejtor ndermarrje, përgjegjes i degës së farnave, drejtor i Fermës bujqësore “5 Shtatori” në Çorovodë deri sa doli në pension.
Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar me urdhëra e medalje të ndryshme. Yzedini për merita të shquara në luftë e në punë, është shpallur “Qytetar Nderi” i Çorovodës. Njerëz të tillë, kujtohen me respekt. Ai do te përkujtohet si një nga partizanët më trima dhe guximtarë të kësaj njesie të madhe që luftoi nga Skrapari e deri në Vishegrad të ish Jugosllavisë.
Ai dha edhe një kontribut tjetër për forcimin e organizatës së veteranëve të LANÇ. Duke ia trasheguar ate edhe fëmijëve te tij dhe dy nipërve, te cilet i janë bashkuar armatës së madhe të veteranëve dhe pasardhësve duke dhënë dhe ata kontributin e tyre modest në mbrojtje të simboleve të LANÇ.