U arrestua në Grevë - 36 vjeçari para gjykatës "Nuk jam autori i kultivimit" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

U arrestua në Grevë - 36 vjeçari para gjykatës "Nuk jam autori i kultivimit"

Fatjon Kaloci
14.8.21

Policia arrestoi tre ditë më parë Lulzim Shallarin në fshatin Grevë të Skraparit pasi në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit u gjetën disa rrënjë kanabis sativa.Shallari u arrestua me dyshimin se ishte ai personi që mbolli kanabisin. Mëngjesin e sotëm ai doli para gjykatësve për të marrë masën e sigurisë. Pas masës së sigurisë “arrest me burg”, Shallari doli nga gjykata për t’u rikthyer në paraburgim duke çaluar, ndërsa këmbën e djathtë e kishte të fashuar, raporton abc news. 

I pyetur nga gazetarët e pranishëm se kush e dhunoi, ai u shpreh nga brenda furgonit të policisë se kishin qenë policët në Skrapar që ushtruan dhunë ndaj tij duke shtuar se i kishin bërë presion edhe  që të pranonte autorësinë e mbjelljes së kanabisit në komisariat. I ndodhur aty pranë, babai i Shallarit iu drejtua me fjalët: Mos kij frikë! Je i pafajshëm dhe do të dalësh shpejt. Policia ka kryer disa aksione për parandalimin e mbjelljes së kanabisit në zonën e Skraparit, ku parcelat janë shtuar shumë gjatë kësaj vere. 

"Nuk kisha dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk jam autori i kultivimit. Jam dhunuar nga efektivët e policisë së Skraparit. Ja rrahur gjatë arrestimit në banesë por edhe gjatë 72 orëve të qëndrimit në paraburgim, vetëm për të pranuar autorësinë e krimit" është shprehur i ndaluari. Trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë” për Shallarin, kohë e mjaftueshme që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.