Edhe këtë vit, kanë qënë me qindra pjesëmarrësit në festën e përvitshme që mbahet çdo 18 gusht në fshatin Prishtë të Skraparit. Pjesëmarrës kishin ardhur nga Amerika, Italia, Greqia e shumë vende të tjera të botës, ku prishtallinjtë janë anembanë. Mes festës, muzikës, këngëve dhe valleve festa ka hyrë në kalendarin e aktiviteteve lokale të organizuara nga vetë banorët e fshatrave. Radio Televizioni Shqiptar përmes një kronike të realizuar nga Norel Zaimi sjell disa momente nga atmosfera e festës së Prishtës.