Ajli Alushani - Personaliteti i rrallë i Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ajli Alushani - Personaliteti i rrallë i Skraparit

Fatjon Kaloci
30.9.21

Ajli Alushani lindi në 7 maj 1939 në Gjerbës, Skrapar. Ai është edhe studenti i parë që u diplomua për Mjekësi i Skraparit. Në vitin 1963 u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1982 - 1987 u caktua në detyrën e lartë të Ministrit të Shëndetësisë duke mbajtur kështu detyrën më të lartë në vend për Shëndetësinë. Me profesion Kardiolog, doktor Ajli Alushani fillimisht punoi gjatë viteve 1964 - 1967 si mjek në Spitalin e Çorovodës. Karriera e madhe e tij, eci paralelisht me thjeshtësinë e njeriut të mirë e të dashur skraparas ku për dy legjislatura ishte deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Mik i të gjithëve, dr.Alushani vijon edhe sot të jetë pjesëmarrës aktiv në çdo aktivitet që bëhet për Skraparin.