Është me origjinë nga Skrapari - Gledis Nano emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Është me origjinë nga Skrapari - Gledis Nano emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Fatjon Kaloci
7.10.21


Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. I lindur në Shkodër në 26 Gusht 1981, Gledis Nano nga ana e të atit është me origjinë nga Skrapari është rritur në qytetin e Tiranës.  Emri i tij, u bë më i njohur në Shqipëri pas disa operacioneve për shpëtimin e disa shtetasve shqiptarë nga kampin famëkeq sirian të Al-Hol. Karriera e tij nisi fillimisht në 2002 ku diplomohet si një nga oficerët me rezultate më të larta. Detyra e tij e parë ishte ajo e Inspektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Më pas punoi në Tiranë në Komisariatin nr.3 ku fillimisht ishte Inspektor i Krimeve e më pas emërohet shef i seksionit të krimeve në po të njëjtin komisariat. Rezultatet pozitive gjatë këtyre detyrave sjellin emërimin e tij tashmë në Dejtorinë e Policisë së Tiranës me detyrën e shefit të seksionit të vrasjeve. Gjatë viteve 2011 - 2013 ka punuar në Vlorë ku pati disa operacione të suksesshme të zbulimit të disa prej vrasjeve më të bujshme dhe ngjarjeve të forta të ndodhura përgjatë këtyre viteve në këtë qytet.
Në vitin 2013 u emërua shef i Seksionit të Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës një detyrë që e mbajti për shumë pak muaj. Në 2014 do të ishte specialist në sektorin e anti-terrorit në Policinë e Shtetit. Strukturimi nga sektor në drejtori anti-terrori, do t'a gjente Gledis Nano në detyrën e rëndësishme të koordinatorit me partnerët e huaj së drejtorisë së anti-terrorit. Më pas, emërohet Drejtor i Anti-terrorit detyrë të cilën e mbajti prej gati 4 vitesh deri në 6 tetor 2021 ku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.