Albert Lajthia **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Albert Lajthia

Fatjon Kaloci
2.11.21


Albert Lajthia, lindi në 16 maj 1955 në fshatin Gjerbës të Skraparit. I lindur në një familje ku kultivoheshin ndjenjat atdhetare kjo falë edhe prindërve të tij, Isa dhe Kadire Lajthia. Alberti do të kryente shkollën fillore në fshatin e lindjes në vitin 1962. Me mbarimin e shkollës 7-vjeçare do të niste studimet në shkollën e mesme të përgjithshme "Ramiz Aranitasi" në Çorovodë. Rezultatet e larta me të cilat e kreu këtë shkollë do ta udhëhiqnin si nxënës e më pas student i shkëlqyeshëm i Fakultetit të Shkencave në Univesitetin e Tiranës në degën Biologji - Kimi. Pas përfundimit të Universitetit në qershor 1979 do të rikthehet sërisht në vendlindjen e tij, Gjerbës por tashmë jo si nxënësi i talentuar i dikurshëm por si mësues i shkollës së mesme bujqësore "Hysen Zaloshnja".  Viteve që vijuan do të gjenin praninë e mësuesit të ri edhe në shkolla të tjera si në Shkollën e Koprënckës, Bargullasit e deri në mësimdhënie në shkollën e mesme të Poliçanit. Më pas do të rikthehet në qytetin ku e kishte kryer vetë shkollën e mesme me emërimin mësues në shkollën e mesme të përgjithshme "Ramiz Aranitasi" në Çorovodë. Në qershor 1984 do të kryente një specializim 1-vjeçar në Tiranë, dhe kjo do t'a rriste më tej profesionalizmin e tij në përgatitjen pedagogjike. Laburatori i Biologji - Kimisë në shkollën e mesme të përgjithshme "Ramiz Aranitasi" do të ishte reflektimi model i profesionalizmit në mësimdhënie dhe i dashurisë së nxënësve për lëndët Biologji dhe Kimi. Përgatitja e lartë profesionale do ta shihte në fillim të viteve 90-të, si metodisti më i mirë i rrethit në lëndën biologji - kimi. Në 1992 u emërua Drejtor i Kabinetit Pedagogjik të Skraparit. Edhe pse më pas u emërua Drejtor i Drejtorisë Arsimore të Skraparit, dëshira për mësimdhënie ishte më e lartë sa nuk qëndroi më shumë se 1 muaj si drejtor i arsimit për të vijuar sërisht misionin e pashtershëm të mësuesit. Me fillimin e pluralizmit politik ai do të ishte një ndër intelektualët e rrallë të Skraparit dhe do t'i bashkohej lëvizjeve të para për ndryshim. dhëhoqi partinë Social Demokrate në Skrapar dhe njëherësh u zgjodh anëtar i këshillit bashkiak. Ai u vra në 2 nëntor 1997.