12 Prill 1947 - Hapet për herë të parë Spitali Rural i Çorovodës. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

12 Prill 1947 - Hapet për herë të parë Spitali Rural i Çorovodës.

Fatjon Kaloci
21.5.23


Në muajin prill 1947, në qytetin e Çorovodës u bë e mundur hapja për herë të parë e Spitalit të Çorovodës. Hapja e tij erdhi falë ndërveprimit komunitar vullnetar dhe shtetit. Si ambjent u përdor një godinë e riparuar që kishte vetëm katër dhoma dhe dy korridore. Spitali ndodhej në mjediset ku më pas do të ndërtohej NGP-ja apo Ndërmarrja e Grumbullim Përpunimit pranë lagjes Hasan Seitaj në Çorovodë dhe në këtë vendndodhje ai funksionoi deri në vitin 1965 ku më pas do të ndryshonte vendndodhje.

Objekti që do të përdorej si spital kishte vetëm njëzetë shtretër dhe ndaj pronarit së godinës u vendos që për afro tre vite të mos i jepej qera ndërsa me shtimin e shërbimit u vunë në përdorim edhe mjediset e një shtëpie tjetër pranë. Spitali i Çorovodës së 1947 kishte si personel

1. Nikolla Dushniku (mjek)
2. Hysen Riza (infermier)
3. Sulo Rushani (infermier)
4. Fatime Telegrafi (infermiere)
5. Riza Sabri (mikroskopist)
6. Bektash Mëlova (shërbëtor)

Kryesisht gjatë viteve të para, në këtë spital dhanë kontribut infermierë të ndryshëm që kryenin kurse tre dhe gjashtëmuajore në Berat. Tiranë etj.
Imazhi shoqërues ka karakter ilustrues dhe paraqet një foto të sotme të @corovodaonline së Spitalit aktual të Çorovodës