Reporter i BIRN - Çorovoda po kthehet në katund prej braktisjes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Reporter i BIRN - Çorovoda po kthehet në katund prej braktisjes

Fatjon Kaloci
25.5.23

 


"...migracioni i lartë e ka kthyer në një mëhallë të përgjumur." - kështu nis ndër të tjera, një reportazh i publikuar në 23 maj 2023 në reporter.al që mban titullin: "Kryeqyteti i luftës" po kthehet në katund prej braktisjes.  Reportazhi ndalet fillimisht në Çorovodë ku përshkruhet e tashmja dhe takimet me disa drejtues të bizneseve të vogla në Çorovodë. "...sheshi i madh në qëndër të qytetit të Çorovodës, është thuajse bosh... Në Çorovodën me shumë pak banorë aktualisht ka tetë hotele, tarifat e të cilave duken të larta në mungesë të turistëve. Njëlloj të larta janë edhe çmimet e restoranteve." - thuhet ndër të tjera në shkrim. Reportazhi i gjatë mbyllet me një vizitë në fshatin Rog, ku në takimin me një dy kryefamiljarë të mbetur vetëm spikat fjalia: "-Faleminderit juve që ndaluat, se nuk kemi me kë të bëjmë muhabet". 
Ju mund ta lexoni të plotë këtë artikull duke klikuar këtu.   

       
         
close