Skrapar - Bujar Hoxhaj do të jetë drejtuesi i Partisë Demokratike për Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Bujar Hoxhaj do të jetë drejtuesi i Partisë Demokratike për Skraparin

Fatjon Kaloci
13.6.23


Bujar Hoxhaj në Skrapar dhe Florian Qama në Poliçan do të jenë drejtuesit e degëve së Partisë Demokratike (të grupimit Basha-Alibeaj). Vendimi u mor 2 ditë më parë në 11 qershor 2023. Sipas këtij vendimi këta kryetarë do të jenë në detyrë deri në zhvillimin e procesit të riorganizmit së degëve. Disa ndër pikat e miratuara nga vendimi që mban titullin "Për Miratimin e Strukturës Drejtuese së Degëve të Partisë Demokratike" janë: 

1. Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë; 

2. Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë; 

3. Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1; 

4. Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.