Arrestohen për korrupsion dy punonjës të IKMT-së, kontrollonin firmat e pllakave në Tomorr **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Arrestohen për korrupsion dy punonjës të IKMT-së, kontrollonin firmat e pllakave në Tomorr

Fatjon Kaloci
18.7.23
Pamje Arkiv - Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Policia e Shtetit tha të martën se arrestoi dy punonjës së IKMT. Personat me inicialet E.B. dhe A.D. që punonin si inspektorë të IKMT akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre u bë në banesat e tyre në Tiranë e prej andej u çuan në mjediset e Komisariatit të Policisë Vendore të Beratit. Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ndaj tyre kishte dhënë në mungesë masën e dënimit "arrest me burg". Policia sqaroi se të dy inspektorët kishin qën nën hetim penal që nga viti 2021 nga Prokuroria e rrethit Berat. Hetimet nxorrën se inspektorët kryenin kontrolle në shumë prej subjekteve të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Por në vedn të akt konstatimeve, ata dyshoheshin se merrnin në këmbim para nga këto subjekte për shkeljet e konstatuara.
       
         
close