Artisti Skraparas pjesë e Bollywood - Eraldo Musabelliu pjesë e xhirimeve në Angli **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Artisti Skraparas pjesë e Bollywood - Eraldo Musabelliu pjesë e xhirimeve në Angli

Fatjon Kaloci
7.11.16
Artisti Eraldo Musabelliu dhe Protagonisti i filmit
Atithi in Londoon
Prej pak ditësh në Angli ka nisur xhirimet në terren një prodhim i radhës i perandorisë Bollywood. Kjo e fundit konsiderohet si rivalja e Hollywood një kundra peshë e prodhimeve indiane në kinematografi. Filmi që do të quhet "Atithhi in London" po xhirohet në Londër, dhe Corovoda Online mësoi më herët se pjesë e castit do të jetë edhe Eraldo Musabelliu. Artisti skraparas do të luaj përkrah aktorit kryesor indian Kartik Aaryan i vlerësuar në 2015 si Aktori më i mirë me rol Komik në filmin "Pyaar Ka Punchnama 2" si dhe me disa nominime në pjesëmarrjet e tij të shumta në produksionet kinematografike indiane. Filmi në fjalë " Atithi në Londër" pritet të dalë në sallat kinematografike në 2017 dhe drejtohet nga Ashwni Dhir që është njëherësh edhe skenaristi i këtij filmi,  një prodhim i Abhishek Pathak ku disa ndër aktorët kryesor do të jenë Kartik Aaryan, Paresh Rawal, Tanvi Azmi dhe Kriti Kharbanda. Filmi është i zhanrit komik indian dhe Corovoda Online sjell disa imazhe me casting gjatë xhirimeve të cilat nisën në 1 tetor 2016 e që po ndodhin në Londër ku pjesë e xhirimeve është edhe pak Skrapar në të përmes Eraldo Musabelliu.
Momente gjatë xhirimeve


Aktori Protagonis Kartit Aaryan

Corovoda Online