• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Dita e Dëshmorëve - Skrapari nderoi 417 dëshmorët e tij në këtë "5 Maj" / Foto

Më herët, rreth orës 09:30 parapërgatitjet kishin përfunduar ndërsa pritej nisja e ceremonialit. Por një ditë më parë qyteti ishte veshur me flamuj dhe banderola me shkronja "Rroftë 5 Maji". Këngë patriotike dhe partizane dëgjoheshin pranë memorialit "Lavdi Dëshmorëve" një ndër instalacionet e larta që ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve, Skrapar. Ceremonia nisi në orën 10:00 me praninë e shumë anëtarëve të familjeve të dëshmorëve, pjesëtarë të Komitetit të Veteranëve Skrapar, drejtues lokal, etj. Me shiritin simbolik të kreut të Bashkisë, Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu i shoqëruar edhe nga drejtues të ndryshëm lokal në nivel nënprefekture etj, bënë homazhet e nderit në kujtim të promemories historike të 417 dëshmorëve të Skraparit. Buqeta me lule dhe kurora u vendosën ndërsa Skrapari i lidhur ngushtësisht me datat historike ishte thuajse aty. Ceremoniali i homazheve të nderit zgjati rreth 30 minuta.
Rreth orës 11:00 në Sallën e "kuqe" një konotacion ky referuar ngjyrës së ambjentit të brendshëm ku u mbajt takimi, Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve Harulla Çela foli mes të pranishmëve mbi rëndësinë e kësaj date. Takimi u përshendet edhe nga Kreu i Komitetit të Veteranëve të Rrethit dhe Bashkia Skrapar.  Le të shohim disa imazhe nga këto aktivitete.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA