Titulli: Qytetar Nderi. Bashkia Poliçan vlerëson me titullin e lartë Baba Hekuranin

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Titulli: Qytetar Nderi. Bashkia Poliçan vlerëson me titullin e lartë Baba Hekuranin

Fatjon Kaloci
6.4.15
Të shtunën e parë të prillit 2015 një titull i lartë vlerësimi u dha për Baba Hekuranin në Teqenë e Ali Postivan. Çmimi "Qytetar Nderi" i Bashkisë Poliçan i'u dha në ditëlindjen e Baba Hekuranit në një aktivitet të madh që u mbajt në Ali Postivan, një prej objekteve të kultit bektashi që lokalizohet në Përmet. Më herët sipas reportit të corovodaonline në fillim të muajit shkurt 2015, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me vendimin Nr 3, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë Poliçan, u shpall " Qytetar Nderi'' i Bashkisë Poliçan Baba Hekuran Fejzo Nikollari me motivacionin, si promovuesi me dinjitoz i vlerave humane dhe atyre fetare.
 Në ceremoni morën pjesë anëtarë të Këshillit Bashkiak Poliçan, drejtues të ndryshëm vendorë, personalitet lokale dhe eksponentë të politikës rajonale.Çmimi u dorëzua nga Kreu i Bashkisë Poliçan dhe imazhet në bashkëngjitje i referohen kësaj ngjarje. Referuar arkivit të blogut tonë numri i personaliteteve të vlerësuar me titullin "Qytetar Nderi" nga Bashkia Poliçan ndër vite shkon kështu në 10të. (referimi i mëhershëm këtu)
© Corovoda Online