Nasif Selimi: - Le të jetë sakrifica e Pertef Therepeli, një urë lidhëse më e fortë mes kërçovarëve dhe skrapallinjëve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nasif Selimi: - Le të jetë sakrifica e Pertef Therepeli, një urë lidhëse më e fortë mes kërçovarëve dhe skrapallinjëve

Fatjon Kaloci
2.1.21


Pas shkrimit me titull "Konsiderohet Babai i Shkollës "Naim Frashëri" në Kërçovë, në Maqedoninë e Veriut. Kush ishte Pertef Abaz Therepeli", publikuar nga blogu ynë, kanë ardhur reagimet e para pozitive të rikthimit në vëmendje të figurës së dashur së arsimit nga Kërçova. Ish-nxënësi i Pertef Therepelit, pati një komunikim me publicistin Zylyftar Hoxha, menjëherë pas botimit tonë. Mes fjalëve që zgjojnë mall dhe krenari, Nasif Selimi shkruan ndër të tjera:
"Përshëndetje miku im dhe i jagollasve Zylyftar!
E lexova me një frymë portretin e mësues Pertefit, botuar në Corovodaonline dhe më vjen mirë që ky rilindas "i harruar" nga skraparlinjtë, tashmë po zë vendin e merituar, në mesin e figurave të ndritura që nxori ky vend, i cili dha aq burra të pushkës, odës së burrave dhe të penës.
Sakrifica vetëmohuese e Mësuesit jo vetëm që mbolli farën e diturisë, të shpresës dhe dritës në mjedisin tonë, në një kohë kur tek ne, ishte ndrydhur dhe mbytur ndjenja kombëtare, me metodat më barbare sllave. Por sakrifica e Tij, shërbeu që të jetë një urëlidhje edhe më e fortë në mes kërçovarëve dhe skraparlinjëve, duke u ringritur pas 45 vjetësh, me vizitën e një grupi kërçovarësh, vendlindjes së Mësues Pertefit, fshatit Therepel dhe Bashkisë Skrapar, ku u pritëm në mënyrën më vllazërore. Përshëndes autorin e këtij portreti për përkushtimin dhe saktësinë e të dhënave që ka paraqitur, ndonëse ju si pjesëtar i shoqatës "Tomorri" në vizitën që bëtë në Jagoll dhe Kërçovë, fituat bindjen se "vetëm sa është gërrithur" për portretin e plotë të këtij Mësuesi legjendë.
 Për të mirë u dëgjofshim miku im dhe jagollasve dhe të fala të përzemërta ju me familjen, miqëve tanë të përbashkët dhe gjithë skraparlinjëve tuaj dhe tanë!"

Nasif Selimi
2 Janar 2021
©Corovoda Online